Shën Valentini, Veliaj celebron
martesën e dy të rinjve te Liqeni

TIRANE-Me rastin e ditës së të dashuruarve, në 14 shkurtin e Shën Valentinit, Bashkia e Tiranës organizoi një sërë aktivitetesh, të cilat e bënë edhe më të veçantë ditën për shumë të dashuruar.
 
Në mjediset e Parkut Rinia qindra të rinj, në mënyrë simbolike, vendosën nga një dryn në instalacionin prej zemre të vendosur nga Bashkia e Tiranës, ku nuk munguan as fotot. Ashtu sikurse të rinjtë në qytetet e tjera evropiane, edhe në Tiranë, të dashuruarit i premtuan njëri-tjetrit dashurinë e përjetshme.
 
E kthyer tashmë në një traditë, qindra çifte zgjodhën që të kalojnë disa momente të bukura në kodrat e Parkut, duke shijuar dekorin e veçantë të realizuar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës.
 
Në ditën e Shën Valentinit, u kurorëzua në martesë edhe dashuria e dy të rinjve, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili celebroi dy të rinjtë që vendosën të lidhin kurorë në këtë ditë të shënuar.
 
Gjithashtu, për Shën Valentinin Bashkia e Tiranës ka organizuar edhe një sërë aktivitetesh në mbrëmje, ku mbi 30 artistë, muzikantë e DJ të ardhur nga e gjithë Evropa dhe më shumë se 10 zhanre muzikore, do të mund të ndiqen nga të rinjtë e kryeqytetit, por jo vetëm, në 14 baret më të njohura të Tiranës.

erion veliaj

erion veliaj

[gallery]21031[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet