Besimi i të huajve për të marrë shërbim mjekësor në Shqipëri duket se vijon të rritet.
Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti, mbi 400 të huaj kanë zgjedhur të marrin shërbim mjekësor në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT).
“Shëndetësia shqiptare po bëhet një adresë besimi edhe përtej kufijve. Në 6-mujorin e parë të vitit 2026, mbi 400 pacientë të huaj kanë zgjedhur QSUT për të marrë shërbim shëndetësor në Shqipëri.
Edhe kur një udhëtim kthehet papritur në një moment të vështirë shëndetësor, ata gjejnë në sistemin tonë shëndetësor profesionistë, teknologji dhe kapacitete për t’u përballur me nevojat e tyre”, shkruan Ministria e Shëndetësisë.
Ministria thekson se ky është një tregues i rëndësishëm i rritjes së cilësisë, kapaciteteve dhe besimit ndaj shërbimeve shëndetësore publike shqiptare.
“Nga urgjenca te diagnostikimi dhe trajtimi i specializuar, objektivi ynë është i qartë: një sistem spitalor që ofron standarde të larta për çdo pacient, vendas apo të huaj”, përfundon njoftimi.
-
Eshte e vertet sepse keto dite bera nje nderhyrje ,me mjeke professioniste dhe ekipei persosur .jame kuruare edhe jashte ,por ne sitalin e Tiranes me pelqeu .ju lumte ,brava Ministre .
Përgjigju -
Të hapin veshët e të dëgjojnë talibanët që e e masakrojnë mjeksinë shqiptare. Me siguri që e dinë por nuk duan t'a besojnë. Mjaft më me shpifje !!! As me plas për Ramën, por nuk mund të krahasohet me vrasësin Berisha : piramidat, viti 97, që provokoi luftë civile ndër jugut dhe veriut, Gërdeci, 21 janari... Etc ... Doni më për Belulin ??? Pra mjaft derdelliset !
Përgjigju









Komente
Komento