Shengeni Ballkanik/ Bregu: Histori në zhvillim për bashkëpunimin rajonal, synohet integrimi në BE

TIRANË- Ish-ministrja e jashtme, Majlinda Bregu e ka vlerësuar Shengenin Ballkanik si një vendim pozitin, një histori në zhvillim. Tashmë në rolin e Sekretares të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Bregu thekson se qëllimi i saj është bashkëpunimin rajonal, me anë të së cilit synohet integrimi në Bashkimin Europian.

"Për RCC, bashkëpunimi rajonal është një histori në zhvillim. Kemi marrë shumë pyetje për takimin e Ohrit. Dëshiroj të jem e qartë. RCC është e angazhuar tërësisht për bashkëpunimin rajonal, pasi për ne është një histori në zhvillim. Bashkëpunimi rajonal merr kuptim kur synimi final është integrimi në BE. Ne besojmë se çdo nismë për heqjen e barrierave në rajon, duhet të merret në konsideratë”, thotë Bregu në një video në rrjetet sociale.

Shengeni Ballkanik ka shkaktuar shumë reagime, ku më të ashprat kanë qenë nga përfaqësuesit të Kosovës. Si fillimishte presidenti Thaçi i cili tha se Kosova refuzon të marrë pjesë me argumentin se synimi i tyre është integrimi në BE dhe në NATO. Më pas ishte Isa Mustafa, kreu i LDK-së që e cilësoi si një "Jugosllavi të vogël" dhe së fundit fituesi i zgjedhjeve të fundit në Kosovë, Albrin Kurti. Ky i fundit i ftuar në "5 pyetje nga Babaramo" e cilësoi si një vendim i nxituar dhe i bëri thirrje Ramës të mos ngutej. Megjithatë, në konferencën e përbashkët që patën liderët e këtij Shengeni, kreu i qeverisë shqiptare theksoi së pari se ky Shengen nuk është një formë presioni ndaj BE-së (siç pretendon opozita) dhe se kurrsesi nuk është në dëm të Kosovës, për të cilën u shpreh se zgjodhi që të vetë- përjashtohej.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas