Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Mesazhi i Imzot George Frendo për politikanët në kohë zgjedhjesh: Të krijojnë drejtësinë që është themeli i paqes

TIRANË- "S'ka paqe pa drejtësi dhe s'ka drejtësi pa dashuri" kështu e nis dhe e mbyll Imzot George Frendo intervistën e tij dhënë për Report Tv për gazetaren Valedia Dedaj, në 4 vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Këtë mesazh u jep edhe politikanëve, sipas së cilit është më aktual se kurrë edhe për faktin se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të Përgjithshme.

Në një botë e cila sa vjen dhe bëhet edhe më individualiste, Frendo zgjedh të flasë me fjalët e Nënë Terezës, duke vënë theksin te dashuria, dimesioni i së cilës kalon çdo kufi.

Cila është rëndësia e këtij shenjtëri dhe atë se çfarë duhet të dinë shqiptarët lidhur me origjinën, kontributin dhe më tej me studimin e materialeve, dorëshkrimeve apo asaj çfarë ajo ka lënë...
-Ajo ka merituar çmimin Nobel për paqen, s'ka paqe pa drejtësi dhe s'ka drejtësi pa dashuri. Ajo ka themeluar shoqatën e saj "Misionarët e dashurisë". Dashuria është misionare, komunikuese, ngjitëse dhe këtë ajo është përpjekur të bëjë. Ka kuptuar dimensionin e dashurisë që tejkalon çdo kufij. Është një nga kontributet kryesore të saj, jo vetëm për Kishën katolike, se e dimë që ishte murgeshë. Është një ikonë, jo vetëm për katolikët , por për të gjithë shqiptarët. Kemi shumë instituticione që kanë marrë emrin e saj, aeroporti, spitali, sheshi dhe është vlerësuar figura e saj. Ajo gjithmonë e ka treguar origjinën e saj dhe edhe në letrën që u publikua dje, ishin shumë interesante, kur iu drejtuar Ramiz Alisë. Ka shprehur dëshirën për të ardhur në vendin e saj dhe të jetë e pranishme nëpërmjet motrave. Ishte vetë Ramiz Alia që në 1990 e ka ftuar që të vij në Shqipëri dhe ka shprehur gëzimin e saj që dhe në vendin e saj do jenë të pranishme motrat e saj. Fatkeqësisht kur vdiq nëna e saj, nuk iu lejua të vinte në Shqipëri. Në fakt ky është një nga kontributet e mëdha të shoqëria, që dashuria i kalon kufijtë, nuk ka i urtë ose injorant, i mirë apo i keq.

Sa aktuale mbetet kontributet, por edhe mesazhet që ajo jepte dhe sa i shihni të zbatueshme këto vlerat e Nënë Terezës?
-Kontributi i saj duke treguar dinjitetin e çdo njeriu dhe u ka thënë atyre që janë në pushtet, dhe u ka thënë "që bota nuk është vetëm ju, por edhe ajo e të varfërve, e të mënjanuarve". Dhe kështu ka treguar dinjitetin e çdo njeriu. Kultura konsumiste e ka bërë një shoqëria më anonime. Papa Françesku ka folur për globalizimin e indiferencës, njeriu sa vjen dhe po bëhem më indiferentë ndaj atyre që janë në nevojë. Sjell si shembujt emigrantë nga vendet e botës së tretë, si po përgjigjet Europa. Mendoj vetëm për veten tonë, të jemi rehat, të mos përzihemi me persona me ngjyrë dhe kultura të ndryshme dhe Papa Françesku ka tërhequr vëmendjen e shoqërisë për këtë. Pikërisht këtë ka bërë dhe Nënë Tereza për situata të tilla, që janë viktima të padrejtësisë që po vuajë një jetë që nuk është e denjë për njeriun. Pse unë që kam lindur në Europë kam më shumë dinjitet dhe ai në Afrikë jo.

Thëniet e Nënë Terezës përdoren nga kushdo, por veçmas edhe nga politikanët. Mendoni se është momenti për një mesazh për ata që kanë në dorë të bëjnë më shumë për ata njerëz që vetë Nënë Tereza u kushtoi jetën?
-Nënë Tereza ka një mesazh të veçantë dhe për politikanët, që të kujtojnë që politika është për shërbimin e popullit. Vet fjala ministër  do të thotë "shërbëtor" dhe për këtë ky është një apel, meqë po afrohen edhe zgjedhjet, është mirë që të gjitha partitë politike ta kujtojnë këtë që duhet të kërkojnë të mirën e përbashkët. Partitë dhe Politika të kërkojnë më shumë të mirën e përbashkët, ajo të mirën e personale apo të partisë. Më e rëndësishme është e mira e përbashkët.

Cilit mesazh të shenjtës Nënë Terezë duhet t'i mëshojnë më fort, sidomos pas tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë?
-Kemi përjetuar dy tragjedi, tërmetin në nëntor dhe COVID-in. Besoj se ne si popull këto dy raste kanë qenë për të treguar një solidaritet të madh. Shumë herë, kam përmendur tiparet më të bukura të popullit tonë, ka qenë shpirti solidar. Këto tragjedi kanë qenë rast që të tregohet ky solidaritet, të vazhdojnë ta bëjnë. Ka shumë gjëra që mund të mësojmë nga Perëndimi, por edhe duhet të shmangim shumë gjëra se kanë kulturë konsumizmi, na bëjnë më egoistë, Na mbyllin sytë për nevojat e të tjerëve dhe s'ka paqe pa drejtësi. Paqja nuk është inerci, është angazhim. Nuk është paqja e varrezave, por e denjë për njeriun dhe atëherë është paqja e themeluar për drejtësinë. Ky është një mesazh edhe për politikanët, të bëjnë drejtësi për themelin e paqes.

Çfarë duhet bërë më shumë për të promovuar për figurën e Nënë Terezës për brezat pasardhës?
-Në shkolla flitet për vlerat e Nënë Tereza, në vendin e saj të përfitojnë edhe nga sistemi arsimor për të theksuar figurën e saj se është model jo vetëm për katolikët, por për të gjithë shoqërinë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë