Shërbimi Social Shtetëror, i vetmi autoritet për dhënien e statusit të jetimit

Shërbimi Social Shtetëror sqaroi sot, opininon publik se ai është autoriteti i vetëm për dhënien e statusit të jetimit.

Shërbimi Social Shtetëror nënvizon se "çdo lloj dokumenti i lëshuar nga çfarëdolloj organizate e që pretendon dhënien e statusit të jetimit për individë është i paligjshëm dhe i pavlefshëm".

Shërbimi Social nënvizon se për marrjen e statusit të jetimit, aplikimi bëhet nga vetë individët e interesuar ndërsa dokumentacioni përgatitet pranë njësisë së qeverisjes vendore dhe vjen zyrtarisht nga njësia vendore ose Drejtoria Rajonale e SHSSH në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social.

Më tej është sqaruar se statusi i jetimit jepet nga Komisioni pranë Shërbimit Social Shtetëror i ngritur mbi bazë të VKM nr.233, datë 10.4.1998 "Për zbatimin e ligjit Për statusin e jetimit". Kjo e fundit kërkon vlerësimin e dokumentacionit të paraqitur dhe jep vendime për dhënien ose jo të statusit individit aplikues.

Pas kësaj, mbi bazën e vendimit të Komisionit të Shërbimit Social Shtetëror, pajisen personat që marrin statusin e jetimit me një dokument zyrtar (me logon dhe vulën e Shërbimit Social Shtetëror). Ky është i vetmi dokument që provon se individi është përfitues i statusit të jetimit", nënvizon Shërbimi Social Shtetëror.
Mbi bazën e këtij dokumenti zyrtar, personat me status jetimi përfitojnë lehtësirat që u njeh ligji për shkak të statusit që kanë.

ATSH

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar