Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan se mjeku Roland Xhaxho do të lerë spitalin pasi fitoi luftën me koronavirusin, sikur e njoftoi Report Tv më herët. “Më gëzon pa masë lajmi se dr. Roland Xhaxho është shëruar nga COVID19 dhe së shpejti do të lërë spitalin infektiv. Janë 40 personel shëndetësor të shëruar nga COVID-19. Deri tani janë 327 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19. FORCA” shkruan ministrja.
 


Lajmi kryesor:

U shërua nga COVID-i, mjeku Xhaxho për Report Tv: Pres të dal nga spitali! Manastirliu: Jam e gëzuar pa masë