Altin Goxhaj ka bërë testin e dytë të COVID-19 i cili i ka rezultuar negativ. Ai u infektua me COVID-19 para disa ditësh duke e lajmëruar vetë në facebook, ndërsa sot ka publikuar rezultatin e tamponit të dytë duke shkruar se është shëruar dhe nuk ka më asnjë virus.

"Nga sot, edhe “de jure” jam negativ! Dmth s’kam më as virus, asgjë më! Quhem sipas standardeve të plandemisë “i shëruar” megjithëse unë nuk besoj te këto lloj testesh sipas protokolleve globale të OBSH-së. (Na u desh të bënim testin bashkë me mamanë për procedurat e pritjes dhe varrimit të babait për nesër në 12:00, dhe dolëm të dy negativë të certifikuar në mënyrën më shkencore të njohur sipas protokolleve ndërkombëtare që gjithë tamponët nuk janë teste por mjete kërkimore)", shkruan Goxhaj.

Goxhaj ishte një nga personat që nuk besonte ekzistencën e COVID-19, por për fatin e keq ky virus jo vetëm infektoi atë dhe nënë e tij, por më 1 janar i mori jetën babait të tij.

Postimi i Altin Goxhaj