Drejt shenjtërimit/ Papa i njeh mrekullinë e dytë 15 vjeçarit Carlo Acutis, shëroi një studente

Papa Françesku i ka atribuar një mrekulli të dytë një adoleshenti italian, i cili në jetën e tij të shkurtër përdori aftësitë e tij kompjuterike për të përhapur besimin katolik, duke hapur rrugën për t'u bërë shenjtori i parë i mijëvjeçarit të ri.

Mrekullia përfshinte shërimin e studentes së Universitetit në Firence, i cila kishte gjakderdhje në tru pas traumës së kokës. Carlo Acutis, i cili vdiq nga leucemia në vitin 2006 në moshën 15-vjeçare, njihej jozyrtarisht si "ndikuesi i Zotit".

I lindur në Londër, ai u rrit në Milano, ku u kujdes për faqen e tij të famullisë dhe më vonë për një akademi me bazë në Vatikan. Françesku e mori vendimin gjatë një takimi me kreun e departamentit të shenjtërimit të Vatikanit, kardinalin Marcello Semeraro. Acutis u lumturua në vitin 2020 pasi iu atribuua mrekullia e parë, kur Kisha Katolike njohu faktin se ai kishte shëruar një djalë brazilian të quajtur Mattheus Vianna, i cili vuante nga një defekt serioz që prej lindjes e që kishte lënë të paaftë për të mbajtur ushqimin.

Atribuimi i një mrekullie të dytë do të thotë se ai tani mund të ngrihet në shenjtëri, por Vatikani nuk tha se kur do të ndodhë kjo. Kisha Katolike Romake mëson se vetëm Zoti kryen mrekulli, por se shenjtorët që besohet se janë me Perëndinë në parajsë ndërmjetësojnë në emër të njerëzve që u luten atyre. Një mrekulli është zakonisht shërimi i pashpjegueshëm mjekësor i një personi. Për shkak të "rolit të tij të rëndësishëm në ungjillizimin përmes internetit", Acutis u emërua si mbrojtës i Ditës Botërore të Rinisë vitin e kaluar në Lisbonë.  Acutis lindi në Londër më 3 maj 1991, nga prindër italianë dhe u transferua në Milano kur ishte ende fëmijë.

Që herët, ai tregoi një përkushtim të fortë fetar që i habiti prindërit e tij që nuk praktikonin. Nëna e tij i tha gazetës Corriere della Sera se që në moshën tre vjeçare kërkonte të vizitonte kishat në Milano dhe në moshën 7 vjeç kishte kërkuar të merrte sakramentin e Kungimit të Shenjtë, një përjashtim ky nga kërkesa e zakonshme e moshës. "Kishte në të një predispozitë natyrore për të shenjtën," tha nëna e tij.  Personi më i fundit që u shpall shenjtor ishte Maria Figueroa, e njohur gjithashtu si Mama Antula, një motër fetare e shekullit të 18-të që u bë shenjtorja e parë grua e Argjentinës.

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Barazimi me Kroacinë, mendoni se Kombëtarja kalon grupet e Euro 2024



×

Lajmi i fundit

Presidenti Macron kërkon nga shkollat franceze të luftojnë antisemitizmin

Presidenti Macron kërkon nga shkollat franceze të luftojnë antisemitizmin