Djemtë e dy politikanëve deputetit Tom Doshi dhe ish-deputetit të PD, Ndriçim Babasi janë shoqëruar mbrëmjen e së shtunës në Komisariatin Nr. 2 pas konfliktit me një nga bodigardët e një lokali në zonën e ish- Bllokut në Tiranë.
Dy të rinjtë R. B. 18-vjeç dhe J.D. 16-vjeç u konfliktuan me grushte me bodigardin e lokalit ‘Tao’ në ish-Bllok.
Pas njoftimit ka mbërritur në vendin e ngjarjes policia duke shoqëruar në Komisariat dy të rinjtë për të sqaruar shkaqet e përplasjes fizike me bodigardin.
Por duke qenë se nuk ka pasur asnjë kallëzim nga bodigardi, dy të rinjtë janë lënë të lirë nga policia.

Në foto djali i Tom Doshit
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com