Astrit Manopulli, personi që pretendon pronësinë e objektit ku ushtron aktivitetin politik Partia Socialdemokrate të Shqipërisë, me kryetar Skënder Gjinushi, ka hedhur në gjyq këtë të fundit duke kërkuar lirimin e objktit. Padia civile në gjykatën e Tiranës vjen në një kohë kur mes Gjinushit dhe Astrit Manopullit, ka pasur shumë konflikte, deri dhe tek përplasja me përbarim dhe polici, ku në një moment është dashur ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për të normalizuar situatën. Më tej çështja e dorëzimit të objektit është anolluar nga Enti Kombëtar i Banesave, duke lënë Skënder Gjinushin, të kryejë aktivitetin e tij politik në këtë objekt.
Nisur nga kjo situatë, shtetasit Astrit Manopulli, i është hequr e drejta për të marrë pronën e tij, sekuestruar disa vite më parë, dhe për pasojë ai i është drejtuar Gjykatës së Tiranës. Padia është rregjistruar në sekretari dhe mban nr. 14142. Ndërkohë që objekti i kësaj padie civile është “Detyrimin e palës së paditur të dorëzojë godinën që ndodhet në Rrugën “Asim Vokshi” nr.24 që mbahet dhe përdoret për aktivitet politik nga Partia Socialdemokratike e Shqipërisë.
/Shqiptarja.com