Sherri me policët e burgut të Fushë-Krujës, gjykata jep masën për tre kushërinjtë nga Nikla! (Dëshmia)

Gjykata e Krujës ka vendosur sot masën arrest me burg për tre kushërinjtë që dje u arrestuan nga policia pas konfliktit që patën me efektivët e burgut të Fushë-Krujës.

Për Ardian Sherën, Bert Sherën dhe Elton Sherën, të tre banues në fshatin Nikël, u mor kjo masë e parë. Qëllimi i kushërinjve ishte t'i ndërronin qelinë një të burgosuri dhe për këtë arsye u kapën me rojen dhe specialistin e informacionit të burgut të Fushë-Krujës.

Për të ndihmuar Ardianin dhe Bertin, Elton Shera shkoi në vendngjarje dhe i ndihmoi të largoheshin përkohësisht. Por nga verifikimet rezultoi se Elton Shera ishte i dënuar për drogë, por gjendej jashtë pasi kishte përfituar për shkak të pandemisë dhe duhet të qëndronte në shtëpi.

Gjithsesi para gjykatës të arrestuarit kanë dhënë versionin e tyre, duke thënë se nuk ka patur kercenime apo konflikt fizik me policët e burgut, por vetëm debat.

Më konkretisht ata janë shprehur: 'Nuk i kemi kërcënuar policët, por thjeshtë kemi debatuar me to, pasi njëri prej tyre ka ushtruar dhunë ndaj kushëririt dhe vëllait të njërit prej nesh, Bledarit, që vuan dënimin në këtë burg."

Më tej ata pretendojnë se oficeri i policisë së burgut ka ushtruar dhunë ndaj kushuririt të tyre i cili kohët e fundit ka probleme me shëndetin mendor dhe fizik.

Ata i kanë kërkuar oficerit që i afërmi i tyre të transferohet në spitalin e burgut pasi ka tentuar dhe vetvrasje. Kjo ka sjellë debatin me oficerin e policisë së burgut.

Sipas tyre ata kanë debatuar vetëm verbalisht me punonjësit e burgut dhe asgjë më shumë.

Gjykatësja e kësaj çështje është Elizabeta Gjoni.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën