Atentat me tritol makinës së vëllait të Tonin Gjinit i vrarë një vit më parë! Të plagosur dhe dy kalimtarë, një 14 vjeçar dhe një italian. Pamjet e atentatit (VIDEO)

TIRANË- Atentat për hakmarrje në mes të kryeqytetit! 50-vjeçari Preng Gjini  është personi që fatmirësisht i ka shpëtuar një atentati të mirëorganizuar ditën e sotme mbi urën e Selitës edhe pse ndodhet në gjendje kritike për jetën tek Trauma, ndërsa i është nënshtruar një operacioni në bark. Makinës së tij i vendosën tritol të një sasie 400 gram C4 në pjesën e përparme të makinës dhe shpërthimi i madh është kontrolluar nga një telekomandë në distancë ndërsa ai ishte duke udhëtuar.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm saqë ka shkaktuar dëmtime edhe dy makinat përreth dhe janë plagosur dy kalimtarë, një 45-vjeçar italian i identifikuar si Silvano Barbadoni dhe 14-vjeçar. Të dy personat kanë marrë ndihmën e duhur në spital dhe janë larguar më pas në gjendje të mirë shëndetësore. Shpërthimi i tritolit të makinës solli kaos në rrugët e Tiranës, ku u grumbulluan njerëz të frikësuar e alarmuar.

Kjo ngjarje lidhet edhe me sagën e hakmarjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, ku jo më larg se disa muaj më parë Kastriot Reçi, mbeti i vrarë me snajper. Preng Gjini është vëllai i Armando ose Tonin Gjinit nga qyteti i Rrëshenit, i cili mbeti i vrarë në 12 gusht 2019. Armando Gjini, i kishte shpëtuar më parë dhe një atentati me tritol, pasi fatmirësisht ka mundur ta pikasë në kohë lëndën eksplozive. Ndërkohë një vit pas vrasjes së Armando Gjinit, në Tiranë organizohet një atentat akoma dhe më i sofistikuar ndaj vëllait të tij, Preng Gjini.

Ky i fundit po udhëtonte në një zonë shumë pranë rezidencës ushtarake Turke në Tiranë, zonë e cila ka qenë e populluar me kalimtarë, kur mjeti i tij ka shpërthyer shumë fort, duke dëmtuar plotësisht makinën.

 Policia e Tiranës thotë se ngjarja dyshohet se ka lidhje me hakmarrjen në qytetin e Rrëshenit dhe trafikun e drogës, pasi vëllai i Preng Gjinit, Armando, konsiderohej dhe është arrestuar nga prokuroria si ushtari i Met Kananit, të arrestuar si trafikant droge në Turqi. Pas atentatit të ndodhur në Tiranë, forca të shumta të FNSH-së janë nisur në drejtim të Mirditës, si një pistë e dyshuar për të kapur autorët, pasi atje është vendlindja e tij dhe familja me të cilën kanë hasmëri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:12
Atentati në Tiranë/ Dhjetëra të afërm të Preng Gjinit mblidhen përpara Spitalit të Traumës (VIDEO)

Një numër i madh njerëzish janë grumbulluar përpara Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr mjekimin Preng Gjini, të cilit iu bë atentat ditën e sotme në urën e Selitës.

Makina e tij shpërtheu në ecje, duke e lënë të plagosur rëndë. Ai po operohet në bark në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gazetari i Report Tv, ka siguruar pamje të njerëzve përpara spitalit, që mendohet se janë të afërm të Preng Gjinit, vëllai i Armando Gjinit që është ekzekutuar një vit më parë në Rrëshen.

Edhe pse kjo ishte një ngjarje e cilësuar nga kreu i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi si hakmarrje, nuk kishte efektivë policie përpara spitalit të Traumës. Por dhjetëra persona që me gjasë mund të jenë të afërm të personit që iu bë atentat po qëndrojnë përpara spitalit.

Ora 20:56
Kronologjia e krimeve mes dy fiseve në Rrëshen, që terrorizoi Tiranën, atentate e vrasje nga Italia, në Belgjikë (EMRAT)

1600198374_qyno1.jpg

Viktima, para se të qëllohej për vdekje, ka qenë duke lëvizur në këmbë drejt shtëpisë së tij, ndërsa një automjet tip “Smart” e ka ndjekur pas deri pranë banesës. Makina i është afruar dhe autorët e kanë thirrur para se ta qëllonin.

Në momentin që Gaspër Reçi ka ndaluar dhe është kthyer përballë personave që ndodheshin në “Smart”, është qëlluar me armë zjarri. Ai ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa makina është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ka qenë vajza e viktimës që ka lajmëruar Policinë, pasi ka dëgjuar të shtënat kur po priste të atin që të kthehej në shtëpi. Vrasja e Gaspër Reçit në Itali iu bashkua dosjeve të Policisë shqiptare, pasi u dyshua se kishte lidhje me ngjarje që kishin ndodhur më parë në Shqipëri.

SERIALI I VRASJEVE

Sajmir Jaku, drejtor i Tensionit të Lartë në OSHE për Veriun, u vra më 9 shtator 2016. Dyshohet se dy persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje zyrtarin, ndërsa nga të shtënat me armë edhe një person tjetër mbeti i plagosur. Policia ka thënë se Sajmir Jaku është qëlluar me kallashnikov kur ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit të Rrëshenit me një shok.

Pas vrasjes, autorët braktisën automjetin tip “BenzMercedes” në një fshat të Kurbinit ku e kanë djegur dhe më pas u larguan. Ngjarja mbeti e pasqaruar, edhe pse për hetimin e saj u angazhua Policia dhe Prokuroria me gjithë burimet e tyre njerëzore.

Me dhjetëra veprime hetimore u kryen për disa muaj me radhë, por përfundimisht ngjarja ka mbetur pa autorë. I vetmi fakt që dihet është se autorët e atentatit kanë qenë dy persona.

VRASJA NË ITALI

Një tjetër krim që u dyshua se kishte lidhje me këtë serial hakmarrjeje, ishte vrasja e ndodhur më 28 prill 2017 në Itali, ku u ekzekutua shtetasi Gaspër Reçi, i cili u qëllua me katër plumba. Policia dyshonte se vrasja e Gaspër Reçit mund të ishte kryer si hakmarrje për vrasjen e Sajmir Jakut.

Pak më vonë, më 6 shtator të po atij viti, vritet 31-vjeçari Kreshnik Gjini në komunën e Forestit të Belgjikës. Gjini ishte nipi i Sajmir Jakut dhe u dyshua se ishte vrarë në shenjë hakmarrje për ekzekutimin e Gaspër Reçit në Romë. Në lidhje me tri ngjarjet, mësohet se Sektori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit ka shkëmbyer informacione e prova me Policinë belge dhe atë italiane.

VRASJA NE BELGJIKE

Policia shqiptare u përfshi në hetimet për vrasjen e 31-vjeçarit Kreshnik Gjini, i cili u ekzekutua më 6 shtator 2017 në Belgjikë. Ka qenë Policia belge ajo që ka kërkuar ndihmën e Policisë shqiptare për hetimin e ngjarjes, e cila dukej se kishte lidhje me një serial vrasjesh e hakmarrjesh të ndodhura edhe në vendin tonë.

Një vajzë e identifikuar me emrin Kristina, e cila ka qenë e dashura e Kreshnik Gjinit, ka pohuar për policët belgë se daja i 31-vjeçarit është vrarë një vit më parë në Shqipëri. Daja i tij ishte Sajmir Jaku, ish-drejtori i linjës së Tensionit të Lartë për Veriun në OSHEE.

“Ai ndihej i kërcënuar”, ka thënë e dashura e Kreshnik Gjinit në dëshminë e dhënë para hetuesve. Bazuar në historinë e 31-vjeçarit të vrarë, por edhe në dëshminë e dhënë prej së dashurës, hetuesit belgë dyshonin se vrasësit ishin shtetas shqiptarë që mund të kishin vepruar për çështje hakmarrje.

VRASJA NE RRESHEN

Më 13 gusht të vitit 2019 u ekzekutua në qendër të qytetit të Rrëshenit, në sy të dy fëmijëve, Armando Gjini, i njohur edhe me emrin Tonin Gjini. Shkak për këtë ngjarje, sipas Policisë dyshohej e kaluara e tij në Belgjikë. Gjini u qëllua disa herë me pistoletë, ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij përballë katedrales. 48- vjeçari dyshohet që të jetë vrarë për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Hetuesit, nga ana tjetër, nuk përjashtojnë pistën e gjakmarrjes, pasi familja e tij është përfshirë në një konflikt të përgjakshëm shumë vite më parë. Por, nisur nga mënyra e ekzekutimit, e cila i ngjan stilit mafioz, hetuesit thonë se ka pak gjasa që të bëhet fjalë për hakmarrje. Në konsideratë është marrë dhe një pistë e tretë, që ka të bëjë me dyshimet e vrasjes për shkak të borxheve.

48- vjeçari njihej si pjesë e grupit të Met Kananit. Vrasja e tij dyshohet se është bërë nga njerëz me pagesë.

Viktima, i njohur ndryshe si Tonin Gjini, ishte person i njohur në qytetin e Rrëshenit, kjo edhe për shkak të arrestimit të tij në vitin 2018 dhe vendosjes së eksplozivit në makinë pak kohë para vrasjes. Konflikti midis dy familjeve nisi në vitin 2016 për shkak të një ngarkese droge nga Turqia

Ora 20:54
Atentati në ndaj Preng Gjinit/ Forca të FNSH-së në  drejtim të Mirditës (VIDEO)

Pas atentatit të ndodhur në Tiranë, forca të shumta të FNSH-së janë nisur në drejtim  të Mirditës, si një pistë e dyshuar për të kapur autorët. Atje është vendlindja e tij dhe familja me të cilën kanë hasmëri.

Ora 20:30
Atentati në Tiranë/ Preng Gjini në gjendje serioze, i nënshtrohet operacionit në bark

Preng Gjini ndodhet në gjendje serioze në spitalin e Traumës në Tiranë dhe po i nënshtrohet operacionit në bark.

Ora 20:29
'Atentat i mirëorganizuar', gazetari Qyno: Kundërshtarët e kanë ndjekur deri në kryeqytet (VIDEO)

Gazetari Elton Qyno në një lidhje telefonike në Report Tv tha se ky është një atentat i mirëorganizuar nga dora kriminale, ndërsa ata e kanë ndjekur  deri në kryeqytet. Ai thotë se Gjini po udhëtonte në një zonë shumë pranë rezidencës ushtarake Turke në Tiranë, zonë e cila ka qenë e populluar me kalimtarë, kur mjeti i tij ka shpërthyer shumë fort, duke dëmtuar plotësisht makinën.

Ora 20:18
Atentati ndaj Preng Gjinit/ Jaupaj: Ka pista për hakmarrje, gjendja e tij do të përmirësohet, janë dëmtuar qytetarë të tjerë nga shpërthimi (VIDEO)

Drejtori i policisë në Tiranë, Rebani Japupaj në një deklaratë për mediat tha se gjendja e të plagosurit do të përmirësohet, ndërsa është dëmtuar edhe një shtetas italian që ka qenë rastësisht aty.

“Sapo mjeti është futur në urë me drejtues Preng Gjinin ka ndodhur një shpërthim që dyshohet me lëndë plasëse. Është ngritur grupi hetimor me specialistë të Krimeve të Rënda nën drejtimin e policisë kriminale në bashkëpunim edhe me një qark tjetër ku po kryejmë hetime. Po hetojmë në vendin e ngjarjes për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese. Kemi ngritur edhe pistat e hetimit për të cilat dyshojmë që ka ndodhur kjo ngjarje. Ka pista për një hakmarrje midis personit që është dëmtuar dhe disa qytetarëve të tjerë jashtë Tiranës”,  tha ai.

Ora 19:54
I mbuluar në gjak, por gjallë, dalin pamjet e Preng Gjinit të plagosur në makinë (VIDEO)

Me bluzën e bardhë e i  gjakosur në makinë, dalin pamjet e Preng Gjinit të plagosur.

Ora 19:45
Shpërthimi i makinës/ Kaos në urën e Selitës, njerëz të grumbulluar e të frikësuar (FOTO-VIDEO)

1600190881_shperthimingalarte.jpg

Shpërthimi i tritolit të makinës  mbrëmjen e sotme ka krijuar kaos në urën e Nisharakut, e njohur ndryshe si ura e Selitës. Njerëz të grumbulluar dhe të frikësuar janë shfaqur.

Ora 19:38
FOTO / Personi që iu bë atentat mbrëmjen e sotme, vëllai i Tonin Gjinit, i vrarë një vit më parë

Tonin Gjini

Preng Gjini është vëllai i Armando ose Tonin Gjinit nga qyteti i Rrëshenit, i cili mbeti i vrarë në 12 ngusht 2019. Armando Gjini, i kishte shpëtuar më parë dhe një atentati me tritol, pasi fatmirësisht ka mundur ta pikasë në kohë lëndën eksplozive. Armando, konsiderohej dhe është arrestuar nga prokuroria si ushtari i Met Kananit, të arrestuar si trafikant droge në Turqi. Ai i kishte shpëtuar më parë dhe një atentati me tritol, pasi fatmirësisht ka mundur ta pikasë në kohë lëndën eksplozive. Ndërkohë një vit pas vrasjes së Armando Gjinit, në Tiranë organizohet një atentat akoma dhe më i sofistikuar ndaj vëllait të tij, Preng Gjini.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xwx: 16/09/2020 08:11

    Kete te ben Maloku, shkon e plas midis njerezeve te pafajshem o rrace e qelbur, shkoni ne pyll o kafshe me dy kom, ju edhe ai tjetri qe shpetoje.

    Përgjigju
  • Don: 16/09/2020 03:18

    Amon bojini larg tiranes maroni pune andej nga jeni

    Përgjigju
  • Iris: 16/09/2020 01:53

    Gjinet e Recet e kompani do shfarosen nje dite,te na rrojne sa malet LEK DUKAGJINI dhe injoranca shekullore!

    Përgjigju
  • Bobi: 16/09/2020 01:37

    na myten maloket e mutit. Veç shkstrrim kan ber kudo qe zbresin nga malet.

    Përgjigju
  • populli: 16/09/2020 01:26

    te ishte gjall enveri.. nuk ju shkelte kemba per 100 vjet ne tr.. Shpellare...

    Përgjigju
  • Shkodrani: 16/09/2020 00:35

    Hallall nipqe

    Përgjigju
  • WFT: 15/09/2020 23:11

    Do zoti iken per lesh dhe ky se po shpetoi do shohim prape vrasje dhe mund te marre ne qafe njerez te pafajshem. Keshtu eshte kur i lejon kafshet te dalin nga safari i veriut te bredhin neper bote, do hajne njeri tjetrin.

    Përgjigju
  • Alb: 15/09/2020 23:05

    Te pakten keta e kryejn punen sic duhet ne ndryshim nga policia ofl e keto budalliqet e tjera. Mesazhi i qart per autorin por dhe per shtetin dhe qytetaret ofl tani te merret me ndonje pabuks,sherbimi informativ me duket se pergjojn grat e njeri tjetrit se nuk qenkan ekzistent.

    Përgjigju
  • Cun tirone: 15/09/2020 22:50

    Homre Rama ore kaqol dil e thuj hongshin kokat e veta, se vetem ai zot i ka rujt njerzit e thjeshte pa demtime, rregullo rendin ore kastravec se pranaj te kena votu.

    Përgjigju
    • Maloku: 16/09/2020 09:42

      tamam ashu eshte hengershin kokat dhe kembet e njeri tjetrit. Gjyna robt e shkret qe ndodhen rastesisht ne rrezen e krimineleve rrac muter

  • Hasta el fuego: 15/09/2020 22:09

    Nuk ka aspak lidhje vrasja e Sajmir Jakut dhe Kreshnik Gjinit me ket atentat sepse ktu nuk jan te perfshime 2 fise po 4 sepse familja Reci asht ne hasmeri me familjen e Sajmir Jakut e Kreshnik Gjinit(daj e nip) Tonin Gjinit qe skan asni lidhje njani me tjetrin perveqse mbiemrin e perbashket dhe nese nuk nderhyn shteti ne ket mes kjo hakmarrje nuk do dije te perfundoje.

    Përgjigju
    • Hasta el fuego: 16/09/2020 11:10

      punet e atyne i din ata se si jan dhe skena pse me i fol ktu po kush jan urdherusit e vrasjeve e di gjith rresheni edhe ministri drejtsis..Sajmir Jaku dhe Kreshnik Gjini jan vra me urdher te ndjerit Kastriot Reci po ashtu edhe Tonin Gjini..nuk ka lidhje sa i fort je ne mirdit asht sedra dhe gjaku qe si len me u nal me kaq sepse ktu ka urrejtje dhe dhimbje shum te madhe deri tani ke mbi 7 femij qe po rriten pa bab dhe shteti nuk ka arrestu asnje person,mos arrestimet mund te jen edhe politike perderisa Kastriot Reci ka dal haptas si biznesmen dhe si indivit kunder Partis Socialiste duke ba fushat per PD.me pak fjal duhet nderhyj shteti ne te gjitha menyrat.

    • Kuriozi: 15/09/2020 23:09

      O hasta al fuego ja e shpjego pak si Jane punet e ktyre. Kush e ka vra sajmir jakun dhe pse e kane vra. Po kto rect Jane te forte ne mirdite. Sa vllezen Jane tashi dhe pse Jane ne hasmeri me 4 familje

  • Eee: 15/09/2020 21:34

    Une mendoj qe meshkujt shqiptar nuk jane njerez por qenie te rritur ne shpella ose pyll... lali Eri ka te drejte ne fakt

    Përgjigju
  • EDI RAMA: 15/09/2020 20:40

    Kokat hengshin drogmenet e mutit....

    Përgjigju
  • Xhaja: 15/09/2020 20:39

    Mos U VRISNI KOT PER NJE DORE LEK APO EURO,,A JENI NE VETE JU NE RRESHEN,,,MOS VRISNI VELLEZERIT JUAJ,,LEKET KTHEHEN DALNGADALE NJE DITqE,,KURSE JETA NUK KTHEHET,,TURP TE KENI,,,EDHE MOS U MERRNI ME DROGE,,,MERRUNI ME PUNE E BIZNESE TE NDERSHME,,,,DROGA DY GJERA KA AFER,,,PRANGAT OSE PLUMBIN....

    Përgjigju
  • Visi: 15/09/2020 20:39

    Ju qytetaret qe merreni me paragjykime krahinore ata nuk e kane pas zor me e kry edhe ne milot por thjeshte kane deshte me cu ni mesazh diku ma larg

    Përgjigju
    • O vis: 15/09/2020 21:04

      Kujt kan Daesh me i cu mesazh kto.

  • Lani: 15/09/2020 20:24

    Pysni nje her ministrin e bremdshem Sander Lleshin se ai sikur ka qen deputet ne ate Zon ......

    Përgjigju
    • Eri: 15/09/2020 21:20

      O Lani meqense ka qene deputet atje ministri sa vota ka fituar?Nuk dini cfare shkruani budalleqe nga me te ndryshme.

  • Alb: 15/09/2020 20:02

    Si shteti edhe populli.

    Përgjigju
  • ela: 15/09/2020 19:43

    kETA MALOKET PSE SVEN ATJE NE LEZHE TI MBAROJNE TE GJITHA HAKMARJET ,PASTAJ TE VINE NE TIRANE

    Përgjigju
    • Lisus: 15/09/2020 22:08

      Me pak fjal injoraca spaska kufi

  • Loni: 15/09/2020 19:40

    Gjin Gjon Gjok Pal Ndue vetem kto emra degjon kur flitet per vrasje

    Përgjigju
    • Trnakop Kacija: 15/09/2020 21:30

      Te gjitha kane "kryqi ne balle - ja pafshin hajrin.

    • O Loni o turkoshak dhe turkoanadoll.: 15/09/2020 20:38

      Emrat e preferuar te Lonit, Kasem, Hysen, Zeqir, Abdurrahaman, Rexhep,,,,etj pra emra tipik Shqiptar, me falni turko shpifesire arabistanez.

    • Gjin gjon gjok: 15/09/2020 20:27

      Fiks dhe emrin e mamit tat kaq degjon per pallim ne mas te gjere

  • Vlore: 15/09/2020 19:21

    Shembull per gjith futjexhinjt

    Përgjigju
    • Vlora: 15/09/2020 21:20

      O bashkeqytetar i nderuar, Mos i uro vdekjen askujt, qofte edhe kriminel qofte. Mendoje si per nje familjarin tend, do te doja ta shihje ne kete gjendje?! Do doje qe femija jot te merrej me keto pune dhe te perfundonte keshtu?! Nuk ta di moshen, por nje koment do ishte, nqs mendon se kjo ka ndodhur per shkak te droges: Rri larg droges, perqendrohu ne shkolle, merrni zanat dhe shihni punen tuaj. Jo droge dhe krim, por dije, kulture, dashuri per njeri-tjetrin, natyren, zotin! Gjithe te mirat!

    • Fieri: 15/09/2020 21:14

      Ja mesuat dhe ketyre malokve se ju e keni hap kt tradit qe na renato cakalli qe i bente dhe ja vun e te gjykatesi te kryetari komunes te ini çami etj me radh

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)