Sheshi “Skëndërbej” do të ketë një pamje tjetër nga ai që është sot.
Projekti i Bashkisë së Tiranës parashikon shtimin e hapësirave të gjelbërta, shatërvanë të vegjël dhe do të ofrojë më shumë mundësi argëtimi, duke qënë se do të jetë një pedonale.
Gentjan Agolli koordinator i projektit për sheshin “Skëndërbej” shpjegon në një intervistë për Report TV transformimin që do pësojë qendra e Tiranës.
“Ndryshimet qëndrojnë në aspektin e gjelbërimit. Do të shtohet pjesa prapa Muzeut Kombëtar. Pjesa përpara Muzeut do të spostohet dhe do të shtohet gjelbërimi. Pemët që do të mbillen aty do të jenë më të larta. Ato do të jenë të diferencuara nga pemët uniformë që janë sot. Do të ketë shkurre, do të ketë lule, pemë frutore dhe të gjitha këto do të shtohen. Do të ketë ca pemë të tjera para teatrit të kukullave dhe Bankës së Shqipërisë” tha ai.
Edhe gropa që është bërë rreth 4 vite më parë pranë monumentit të heroit tonë Kombëtarë Gjergj Kastriot Skënderbeut, do të ndryshojë.
“Zona këtu ku është kjo gropa pas monumentit do të jetë e mbushur me pemë, vende ulje e disa rrugesa kalimi. Gjithashtu do të bëhet pjesa mes xhamisë dhe Pallatit të Kulturës. Edhe ajo do të jetë e mbushur me pemë e shkurre” përfundoi ai.
Punimet në Sheshin Skëndërbej do të nisin në 1 qershor, pasi më herët do të jetë gati Unaza e Vogël, në mënyrë që të mos bllokohet trafiku. Fondi për këtë projekt do të jepet nga qeveria dhe punimet do të përfundojnë në muajin qershor 2017.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO