Shëtitje me helikopter dhe ski në kurrizet e maleve...pse duhet të shkoni patjetër këtë dimër në Valbonë

Shëtitje me helikopter dhe ski në kurrizet e maleve...pse duhet të shkoni patjetër këtë dimër në Valbonë

Tashmë bukuritë e rralla të Parkut Kombëtar të Valbonës do të shijohen nëpërmjet helikopterit dhe do të bëhet ski edhe në pistat e krijuara në kurrizet e maleve. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi zhvilloi një vizitë në Parkun Kombëtar të Valbonës, ku promovoi turizmin dimëror si dhe një paketë të re turistike, duke thënë se hyn në kategorinë e bizneseve shumë të shtrenjta, por sjell diçka ndryshe për promovimin e vendit.  

“Jemi sot në Valbonë për një arsye krejt të veçantë, për të promovuar një biznes të ri, në vendin tonë, që është biznesi i skive me helikopter, edhe është një biznes shumë interesant, një promovues i jashtëzakonshëm i zonës së Valbonës dhe Alpeve Shqiptare. Një biznes i cili realisht hyn në kategorinë e bizneseve shumë të shtrenjta, por që është një biznes, një dimension krejt i ri për këtë vend. Duam shumë që Valbonën dhe Alpet e Shqipërisë t’i promovojmë si një bukuri të rrallë natyrore por dhe si një mundësi për të bërë turizëm në 12 muajt e vitit”, deklaroi Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Gjithashtu, ai bisedoi me drejtuesit lokal dhe operatorët turistik mbi problematikat që ata hasin në këtë zonë ku turizmi mund të zhvillohet jo vetëm në dimër, duke ushtruar sportet e dëborës, por dhe në pranverë dhe verë, pra turizën gjithëvjetor.

“Së bashku me kryetarin e Bashkisë dhe drejtues të institucioneve të mjedisit dhe turizmit, së bashku me operatorët turistik, sot do të bëjmë një takim për të administruar problematikat e Valbonës dhe të gjithë kësaj lugine për t'u afruar si një destinacion 12 mujor dhe me një kapacitet të jashtëzakonshëm dhe potencial të madh turistik. Kush i ka parë këto vende gjithmonë mahnitet, prandaj i ftojmë qytetarët që t’i vizitojnë këto dhe padyshim do të gjejnë një strukturë hoteliere dhe një shërbim të jashtëzakonshëm, përvecse natyrën e bukur, që e ka bërë vet perëndia”, tha Ministri Klosi.

Në fund Ministri Klosi shpërndau për subjektet e hotelerisë, certifikatat e kategorizimit, në bazë të të cilave ata mund të përfitojnë dhe 6 për qind ulje të TVSH-së.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës