Shfaqja “Historia e kopshtit zoologjik” në teatër, Eni Jani: Duhet të merremi më shumë me njeriun

Premiera e shfaqjes “Historia e kopshtit zoologjik” e autorit Edward Albee vjen nën regjinë e Eni Janit këtë fundjavë në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Vepra ka në qendër një tematikë shumë aktuale, komunikimin mes njerëzve; në shoqëri, familje edhe kudo. Subjekti i shfaqjes ka në qendër Xherrin, i cili hyn në bisedë me Piterin, një person që gjendet rastësisht, në një kënd të Central Park në Neë York, pranë Kopshtit Zoologjik. Dialogu nis pasi Piter "vendos" t'i kushtojë vëmendje! Xherri  nis të përshkruajë jetën e tij të thjeshtë, larg rehatisë së Piterit. Me kolorit sarkastik dhe ironik, ai përshkruan gjithë personat me të cilët jeta e ka përplasur pa mëshirë, duke kulmuar në marrëdhënien e koklavitur me një Qen...  Regjisorja Eni Jani shpjegon arsyet se përse zgjodhi këtë vepër për ta sjellë në skenë, por edhe detajet e shfaqjes.

“Pjesa që luajnë dy aktorët, edhe marrëdhënia që ata kanë me njëri-tjetrin është një pasqyrë për publikun. Për të kuptuar edhe për të ngritur disa pyetje brenda vetes së tyre, sepse mbase duhet që të merremi më shumë me atë që përfaqëson realisht njeriu dhe jo me atë që na duket në momentin e parë”, shprehet regjisorja Eni Jani.

Në këtë shfaqje do të interpretojnë aktorët Genc Fuga (Piter) dhe Kristian Koroveshi (Xherri). Personazhi i Xherrit, interpretohet nga Koroveshi. Aktori gjatë shfaqjes përjeton gjendje emocionale të ndryshme

“Është një dramë psikologjike, që mua më ka detyruar në mënyrë pozitive, që të nxjerrë nga thellësitë e mia çdo lloj emocioni, ndjesie që i përket ndjeshmërisë së ndjeshme edhe njerëzore, aty ky shpirti në të njëjtën kohë qanë edhe qeshë”, vijon Koroveshi.

Ndërsa, aktori Genc Fuga vesh petkun e personazhit të Piterit, një personazh që në dukje duket sikur çdo gjë e ka në rregull, por edhe ai ruan të fshehtat e tij.

“Komunikim nuk do të thotë çfarë gjuhe përdorim, por çfarë energjie transmetojmë. Tek kjo energji ne mbase nuk kemi as repetitorët e duhur për të kuptuar njëri-tjetrin. Faza që zhvillohet tek ne, patjetër që kemi një moskomunikim. Gjithçka që ndodh është një moskomunikim”, përfundon Genc Fuga.  

Shfaqja ngjitet në skenë për publikun këtë fundjavë  (19-20 dhe 21 prill) në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë