Shifra të frikshme/ Në 40 ditët e para të 2019 gjashtë viktima nga krimi në familje

Shifra të frikshme/ Në 40 ditët e para të 2019 gjashtë viktima nga krimi në familje

Pamjet nga pallati ku ndodhi vrasja pak dite me pare ne Vlore

Një tjetër krim në familje ka tronditur opinionin publik shqiptar mëngjesin e sotëm duke e çuar në gjashtë numrin e viktimave vetëm në 40 ditët e para të këtij viti nga Vlora, në Ballsh dhe Tiranë. Në ditën e dytë të vitit të ri në qytetin e Ballshit, burri vrau gruan dhe kunatën pas sherrit në familje.

Gazment Musta 34 vjeç refuzoi kërkesën e gruas për të shkuar te prindërit e saj me rastin e Vitit të Ri dhe gjatë debatit i dehur i qëlloi me thikë gruan dhe kunatën duke i lënë të vdekur në vend, ngjarja u shënua në sy të dy fëmijëve të mitur (lexo këtu).

Në datë 14 janar në Tiranë, dhëndri vrau vjehrrën dhe vjehrrin dhe më pas i dha fund jetës pas sherrit në familje (lexo këtu). Në datë 6 shkurt në Vlorë pas sherrit në familje burri mbyti gruan (lexo ketu). Ndërkohë që ditën e sotme burri vrau gruan me armën e shërbimit në Allias pas debateve në familje (lexo ketu).

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave