Rriten infektimet dhe viktimat nga COVID në Greqi! 6,602 të infektuar dhe 86 të vdekur në 24 orë! 630 pacientë të intubuar

Rriten infektimet dhe viktimat nga COVID në Greqi! 6,602 të infektuar dhe 86 të vdekur në 24 orë! 630 pacientë të intubuar

Foto ilustruese

Shifrat e koronavirusit janë rritur gjatë 24 orëve të fundit në Greqi. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar 6,602 raste të reja me koronavirus dhe 86 viktima. Krahasuar me një ditë më parë, kemi 37 raste dhe 8 viktima më shumë.

Prej fillimit të pandemisë Greqia ka regjistruar 914,824 infektime dhe një total prej 17,779 viktimash. Sipas raportimeve të autoriteteve shëndetësore në vend, 630 pacientë ndodhen në intubim, ndërsa mosha mesatare e tyre është 65 vjeç.

Mësohet se nga pacientët e intubuar, 506 prej tyre janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar, ndërsa 124 prej tyre janë të vaksinuar plotësisht. Kujtojmë se dje në Greqi u regjistruan 6,565 raste dhe 78 viktima. Sakaq, autoritetet vijojnë me thirrjet ndaj qytetarëve që të vaksinohen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë