Kalo-qytetarëve: Mos dëgjoni përrallëzat se COVID-i është pjellë e betejës Rama-Basha...publikon foto të mushkërive të 'shkatërruara' nga virusi (VIDEO)

TIRANË- Mjeku Tritan Kalo ngre alarmin se nëse do të vijohet me këto ritme, e gjithë periudha që çdo qytetarë ka sakrifikuar duke qëndruar në shtëpi të mbyllur, shumë biznese që kanë ulur qepenin dhe kanë regjistruar humbje, do të shkojë dëm!

Duke publikuar grafinë e një mushkërie, e cila nga COVID-i është shumë e dëmtuar, Kalo u drejtohet qytetarëve që të respektojnë masat, që të mos mendojnë se koronavirusi një pjellë e luftës politike globale, apo më tepër e betejës politike Rama-Basha, siç shumë qytetarë shprehen, e për pasojë neglizhojnë rrezikun që i kanosen.

Ky apel i mjekut, i cili është shndërruar në një nga figurat më domethënëse gjatë kësaj pandemie, vjen në një kohë kur vendi ynë po regjistron shifra shumë të larta gjatë 24 orëve (53 ditën e sotme) e ndërsa prej mëse një jave janë regjistruar çdo ditë nga një viktimë.

"Kohë kovidiane….. Kemi udhë ende të gjatë për të bërë në sfidën tonë të imponuar prej Sars-Cov2/Covid-19, ndaj përkujdesi kundrejt vetes dhe të tjerëve kurrë të mos nënvlerësohet…. Në fotot e mëposhtëme është përmbledhur ditë-puna e sotme, 20.06.2020…Nisja dhe kthimi në shtëpi me linjën e Unazës për Personelin Mjeksor…Vizita e mëngjesit në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, Covid-1, në QSUT “Nënën Tereza” me praninë e dy Luljetave të Turnit të parë në Pavjonin e parë Luljeta Ramaj dhe Lujeta Çakallozi, diskutimi i rasteve në dhomën e mjekëve si dhe pak momente pushimi me Prof. Dhimtër Krajën dhe Administratoren tonë të palodhur Silvana Saqellarin…lajtmotivi ynë i përditshëm mbetet puna, përkushtimi dhe profesionalizmi për të sëmurët me Sars-Cov2/Covid-19 dhe jo vetëm….Këto ditë po tregojnë se mjaft shpejt ne mundet të humbasim gjithshka që fituam, me shumë dhimbje e sakrifica në ato javë kuarantine….shkrehja e përkujdesit është e pajustifikueshme për të gjithë NE “il poppolo Albanese”, por kjo shkrehje është më e pajustifkueshme veçanërisht për personelin mjeksor…..Rreziku i infektimit për ta është shumë i lartë në mjediet e tyre të punës, por ato/ata mundet të bëhen njëkohësisht edhe burim infeksioni gjatë ushtrimit të detyrës së tyre fisnike… INFEKSIONI është dhe do të jetë i pranishëm ende për shumë kohë, ndaj mos dëgjoni “përrallëzat” se Sars-C-v2/Covid-19 është pjellë e luftës politike globale apo e betejës politike Rama-Basha….për pak sensibilizim shihni me shumë kujdes disa imazhe skanerike të të sëmurëve, që të bindeni se nuku bëhet shaka me këtë virus sëmundje-shkaktues si dhe jetë-marrës…..kurrë nuku është vonë për të nxënë nga ndonjë gabim i yni….E ritheksoj me shumë bindje se me mirëbesim, me mirëkuptim, me durim dhe me përkushtim, ne me siguri do ja dalim mbanë në sfidën tonë ndaj Sars-Cov2/Covid-19…. Fundjavë të paqtë miq e dashamirës kudo që JU frymoni në këto çaste, por vetëm e vetëm higjenikisht shëndetshëm si dhe me distancim fizik….Shqipëria e ka të domozdoshme secilin prej nesh!!!", shkruan Kalo.

Grafitë e mushkërive të dëmtuara nga COVID-i

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ema: 21/06/2020 10:25

    Çfarë kontributi ka dhene per Shqiperinë Bashkim Gazidede qe nje rruge te mbaje emrin e tij???!! N

    Përgjigju
  • turi: 21/06/2020 09:22

    mir e ke ti.por harxhon frymen kot...marin vesh albanistanet...cdo gje lidhin me politiken...kan hall se shteti po ja fut...lene pastaj kur dalin ca capacula me lloj lloj zanatesh e japin mend neper tv...se korona esht ashtu dhe keshtu...mos kini frik se korana te ha mutin...ne fakt prit kut ti mari muti shalet dhe te shkojn ne te semes...me vjen keq per ata qe kujdesen ruhen nga korona...se do infektohen nga keta dykembeshit me bisht...

    Përgjigju
    • Taulant: 21/06/2020 13:51

      Nuk eshte problem vetem ne Shqiperi, i njejti diskutim eshte ne cdo vend dhe kudo e udheheqin debatin injorantet konspiracioniste/nacionaliste dhe fetare.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip