2 viktima nga COVID-i në 24 orë dhe 53 raste të reja! 68-vjeçari doli nga spitali se u përmirësua, vdes rrugës! Infektohet muzikanti në Përmet, mbyllet konsultorja në Pogradec!

TIRANE- Ka shkuar në 44 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Vetëm gjatë ditës së sotme kanë humbur jetën dy persona, një nga Durrësi dhe një nga Gjirokastra. Paraditen e sotme, ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 70-vjeçarja nga Durrësi ndërroi jetë në spitalin infektiv, ndërsa në orët e pasdites, burime për Report TV bënë të ditur se një 68-vjeçar pasi doli nga spitali, ndërroi jetë rrugës për në Gjirokastër. "Në 24 orët e fundit një 70 vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë mjekimin intensiv dhe përkujdesin e mjekëve. 70 vjeçarja e prekur nga Covid19, vuante nga një formë e rëndë e leukozës" thekson ministria e Shëndetësisë. Për fat të keq vijon që të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor, duke përfshirë dhe moshat e reja 30-40 vjeç. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 63 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 320 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 53 raste positive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 26 të prekur në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 raste në Fier dhe Pogradec, nga 2 raste në Kukës dhe Lezhë, nga 1 rast në Durrës dhe Përmet. Në vendin tonë janë aktualisht 722 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Në hartën e të prekurve ka hyrë Pogradeci me 3 raste të regjistruara. Ndërkohë mjekët epidemiologë po gjurmojnë kontaktet si dhe janë izoluar familjarë dhe kontakte të afërta të të 3 rasteve. Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar në 1126 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me shenja të lehta apo asimptomatikë të respektojnë karantinën dhe të qëndrojnë të vëtëizoluar deri në shërimin e tyre të plotë. "Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku ambienti është i mbyllur. Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit. Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim" thotë ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (20 Qershor 2020)

Testime totale                         23126

Raste pozitive                          1891

Raste të shëruara                    1126

Raste Aktive                             722

Humbje jete                              43 (Qarku Tiranë 23, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 336

Durrës 143

Shkodër 116

Vlorë 49

Fier 31

Lezhë 14

Korçë 13

Elbasan 10

Kukës 7

Gjirokastër 2

Berat 1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:06
Koronavirusi i merr jetën të afërmit të nënkryetarit të PD, Spaho: Kemi ecur bashkë që fëmijë, do më mungosh

Postimi i Edmond Spahos

Një i afërm i nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka humbur jetën pasi ishte i infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spaho me anë të një postimi në Facebook.

"Homazh per shokun, vellain, mikun dhe djalin e tezes ing. Luan Qemo të cilit Covid 19 sapo i mori jetën. Kemi ecur sebashku që fëmijë fare të vegjël e deri me sot. Do më mungosh shumë...", shkruan Spaho në Facebook.

Deri tani sipas raportimeve të ministrisë së Shëndetësisë kanë humbur jetën 43 persona. Ndërs pasditen e kësaj të shtune ndërroi një 68-vjeçar, i cili sapo kishte dalë nga Spitali Infektiv. Sipas ministrisë pacienti ishte negativizuar dhe vdiq nga sindromi hepato-renal.

Ora 20:49
Vdiq pasi doli nga Infektivi, MSH: Pacienti u negativizua, ndërroi jetë nga sindromi hepato-renal

Për rastin e pacientit, i cili vdiq rrugës për në Gjirokastër ka reaguar edhe ministria e Shëndetësisë.  Sipas ministrisë, pacienti ishte negativizuar me COVID dhe ka humbur jetën nga sindromi hepato-renal.

Sqarimi i ministrisë së Shëndetësisë
Lidhur me lajmin e publikuar në media të një pacienti që ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt Gjirokastrës, Ministria e Shëndetësisë sqaron si vijon: Një pacient 68 vjeçar nga Gjirokastra, i cili vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, ka ndërruar jetë teksa po transportohej nga spitali infektiv, drejt Gjirokastrës, pasi ishte negativizuar nga COVID19, me dy tamponë negativë.  Gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.

Ora 19:41
Doli nga spitali infektiv pasi u përmirësua, 68-vjeçari me COVID vdes rrugës për në Gjirokastër

Ka shkuar në 44 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se një 68-vjeçar nga Gjirokastra, i cili po trajtohej tek spitali infektiv ka humbur jetën. Po sipas burimeve bëhet e ditur se pacienti dukej në gjendje të stabilizuar dhe është nxjerrë nga spitali, por teksa po transportohej për në Gjirokastër ka ndërruar jetë.  Mësohet po ashtu se 68-vjeçari vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ora 14:20
Pogradeci futet në hartën e COVID, infektohet stafi mjekësor, mbyllet konsultorja

Pas tre rasteve pozitive që u shënuan sot, duke e futur qytetin në hartën e të prekurve, në Pogradec është mbyllur konsultorja e fëmijëve. Burime bëjnë me dije se një mjek dhe dy infermiere të kësaj qendre rezultojnë të infektuar ndërsa përgjigjet për pjesën tjetër të personelit kanë rezultuar negative

Sipas burimeve 11 punonjës të konsultores së fëmijëve në Pogradec janë karantinuar. Ndërkohë që njësia vendore e kujdesit shëndetësor ditën e sotme ka marrë tamponë të tjerë të personave të kontaktit si familjarë por dhe nënave dhe fëmijëve që janë vizituar pranë kësaj qendre shëndetësore ditëve të fundit.

Ambientet e qendrës ditën e sotme janë dezinfektuar. Zyrtarisht nuk bëhet me dije se si janë infektuar tre punonjësit, por nuk përjashton mundësinë që të jenë transmetuar nga nëna të cilat kanë shkuar për të kërkuar shërbim mjekësor për fëmijet e tyre në këtë konsultore.

Ora 13:13
6 raste të reja me COVID në Shkodër, mes tyre një punonjëse e gjykatës

Sot u regjistruan 6 raste të reja me COVID në Shkodër. Njëra është punonjëse e gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër, tjetri është një pacient i cili ka qenë i shtruar në spitalin rajonal. Ndërsa pjesa tjetër janë kontakte të personave të cilët kanë rezultuar pozitivë ditë më parë.

Ora 09:28
Rast i ri në Durrës, shkoi për t'u vizituar, doli pozitiv me COVID

Në Durrës në 24 orët e fundit është shënuar vetëm një rast pozitiv. Bëhet fjalë për një person, i cili pas simptomave shkoi për t'u vizituar në spital, ku i bënë tamponin dhe rezultoi pozitiv, asimptomatik.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robert: 21/06/2020 15:54

    Ne Shqiperi qeveria qendrore dhe ajo lokale ka kaluar ne neglizhence totale sikur te mos egzixtonte COVID-19. Njerezit jetojne ne planet tjeter dhe nuk e vrasin fare dhe nuk mendojne fare per te tjeret. Po kalohet nga nje ekstrem ne nje tjeter. Gjithe sakrifica qe u be per 2 muaj po cbehet per disa jave. Nje fatkeqesi e madhe.

    Përgjigju
  • Covid: 20/06/2020 22:46

    Ore jane mire aty nga trute e kokes?si u thenka familjareve te limitojne vizitat ne spital kur ne tere spitalet e europes eshte e ndaluar rreptesisht hyrja e familjareve ne spital.papergjeshmeri e min se shendetesise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen