Shifrat shqetësuese/ Vetëm 34% e shqiptarëve përdorin rripin e sigurimit
Vetëm 34 për qind e shqiptarëve përdorin rripin e sigurimit në makinë apo helmetë në rastet kur janë në motor.
Foto ilustruese
Vetëm 34 për qind e shqiptarëve përdorin rripin e sigurimit në makinë apo helmetë në rastet kur janë në motor. Është kjo shifra shqetësuese që nënvizon mes të tjerash raporti i Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara, i publikuar në fund të korrikut. Ky raport bën një rishikim të sigurisë rrugore për Shqipërinë. Në 87 faqe ky rishikim analizon situatën me rrugët, aksidentet, mbajtjen e statistikave, bashkëpunimin institucional duke propozuar në disa raste edhe zgjidhje alternative.
Raporti shpreh me shqetësim se Shqipëria mbetet larg objektivit të 2020 kur parashikon që përdorimi i rripit të sigurimit në mjete apo helmetave në kokë nga ana atyre që përdorin një motor, si mjet transporti, të jetë 80 për qind. Rritja vit pas viti, sipas raportit ka qenë graduale por me ritme shumë të ngadalta dhe nëse ruhet e njëjta tendencë edhe në vijim, gjasat janë që objektivi të mos arrihet edhe për një kohë të gjatë.
“Të dhënat e mundësuara nga baza për aksidentet nuk qartëson ndryshimin mes përdorimit të rripit të sigurimit dhe helmetave. Ato regjistrohen në një kategori në kohën kur ndodh një aksident rrugor. Po kështu ato raportohen sërish bashkë kur bëhet raporti vjetor i sigurisë rrugore. Për vitin 2016 raporti nënvizon se përdorimi i vendeve të posaçme për fëmijët nuk monitorohet por besohet se është në nivele të ulëta. Të dhënat tregojnë për një përmirësim të përdorimit të rripit të sigurimit dhe helmetave mes atyre që përfshihen në aksident. Përgjithësisht ka një ndërgjegjësim më të madh të përdorimit të rripit të sigurimit tek drejtuesit e mjetit (pasagjeret më pak)” thuhet në raport.
Raporti nënvizon se kostot për blerjen e një helmete apo të ulëseve të posaçme për fëmijët kanë një kosto relativisht të lartë dhe familjet që jetojnë në zona rurale mund të mos i përballojnë dot sidomos kur kanë më shumë se një fëmijë ndaj duhet të shihet mundësia për një subvencionim në këto raste. Monitor
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.9%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.3%
Vota total: 1514
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Të dehur dhe pa patentë, Rrugorja arreston 12 shoferë në një javë! 8 të proceduar dhe 554 gjoba (VIDEO)
17 Shtator, 13:46
-
Shofer 'problematik,' sigurim më të lartë për makinën, tarifat e reja në korrik! AMF: Brenda vitit drafti për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet
15 Maj, 20:25
-
Parakalime të gabuara, ndëshkohen me gjoba tre shoferë në Elbasan (Video)
21 Prill, 18:25
-
Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon
19 Prill, 16:32
-
Kujdes, moti i keq ka ‘pushtuar’ vendin! Ja veprimet kryesore para se të ngisni makinën këto ditë me shi
5 Nëntor 2023, 11:24
-
Rrugët e Tiranës ‘të blinduara’ me radarë, Policia Rrugore shoferëve: Kujdes me shpejtësinë! Patrullat civile të pranishme kudo
3 Nëntor 2023, 13:17
-
Policia Rrugore bën ‘bilancin’ për muajin tetor: 49 shoferë të arrestuar dhe mbi 8 mijë gjoba të vëna në Elbasan
30 Tetor 2023, 13:45
-
Bëhet ‘nami’ me gjoba në Elbasan, në një javë 1395 masa administrative për shoferët! 8 në pranga
10 Tetor 2023, 14:45
-
VIDEO/ Policia Rrugore e Durrësit shton kontrollet, 620 shoferë të gjobitur në një javë! Ja shkeljet që kryen
3 Tetor 2023, 16:26
-
Policia Rrugore bën ‘bilancin’! Në një javë u arrestuan 3 shoferë dhe u ndëshkuan me gjobë 1400 të tjerë
29 Shtator 2023, 11:28
-
Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten mbi 1 mijë drejtues mjetesh gjatë muajit gusht në Durrës! 20 në pranga, 5 në hetim
7 Shtator 2023, 14:51
-
Policia Rrugore kontrolle në akset kryesore në Vlorë! Arrestohen 12 shoferë dhe ndëshkohen me gjobë 831 të tjerë
28 Gusht 2023, 14:43
Ai qe do te marre gjobe le mos e vere rripin e sigurimit,per rrip policia s'te fal,shoferave nuk ju ben pershtypje gjoba as per rrip as per celular qe i mbajne ne vesh duke ecur
PërgjigjuRaporte koti,kush tha që të udhëtosh për rrugë jasht qyteti dhe nuk vendos rripin,edhe brenda qytetit është vendosur rripi nuk i shikoni statistikat e gjobave apo ju duhen lek më shumë duke rrjepur qytetarët se rrugët e qyteteve brenda -përbrenda flas nuk ecen mëshumë se 20 km/orë.
Përgjigju