Kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka reaguar mirë kur gazetarët e kanë pyetur në lidhje me qëndrimin e zëdhënëses së Komisionit Evropian Maja Koçijançiç, e cila tha se djegia e mandateve të opozitës dëmton procesin e hapjes së negociatave dhe integrimin e Shqipërisë në BE.
Pas takimit që pati në selinë blu me kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, gazetari e pyet Bashën lidhur me qëndrimin e zyrtares së KE, Basha reagon duke thënë: Kush? ....Ëhëë...Po
(Shikoni reagimin e tij në VIDEO)
Prononcimi i plotë i Bashës pas pyetjes së gazetarit
Pyetje: Zoti Basha një qëndrim mbi deklaratën e Koçiançiç e cila deklaroi dje se djegia e mandateve dëmton procesin e integrimit?
Basha: Pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë është qeveria e lidhur me krimin.
Pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë është qeveria e kapur duke vjedhur zgjedhjet, siç demonstron dosja 339 dhe dosje të tjera të publikuara tashmë nga media ndërkombëtare, siç është Zëri i Amerikës.
Pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë në BE është korrupsioni me afera të tmerrshme korruptive, si dosja DH Albania, dhjetra koncensione, është kapja e shtetit nga oligarkët që arrijën të detyrojnë parlamentin e pupacëve të krimit dhe të oligarkëve të votojnë nje ligj antikushtetues si ai per rimbursimin me efekt prapaveprues te qindra million eurove taksa që nuk do ti paguajnë më oligarkët, por do ti paguajnë qytetarët nga xhepat e tyre.
Integrimin europain e pengon shkatërrimi i administratës publike, një nga prioritet për integrimin në BE.
Media serioze si Zëri i Amerikës kanë zbuluar se emërimet bëhen nga paradhoma e Edi Ramës në shkelje flagrante të ligjit. Integrimin europian e pengon kapja e gjithë pushteteve të cilat janë në dorën e vetëm një autokrati të korruptuar dhe të lidhur me krimin.
Këto e pengojnë integrimin europian dhe kushdo tjetër që pretendon të kundërtën ose nuk e njeh gjendjen ose bën sikur nuk e njeh gjendjen. Në të dyja rastet dëmton thellë kredibilitetin e cilitdo institucion që përfaqëson para shqiptarëve.
Ne duam të përshpejtojmë procesin e integrimit europian të vendit. Në Europë kur qeveria kapet duke vjedhur, në çdo vend të Europës ikën qeveria dhe fajtorët ndëshkohen para ligjit dhe hyjnë në burg. Këto janë normat e Europës, kjo është Europa ku duam të shkojmë.
Nëqoftëse dikush pretendon se në Europë shkohet me një qeveri të lidhur me krimin dhe problemi është opozita që kundërshton këtë, ky është një pretendim i gënjeshtrët dhe shqiptarët kanë kohë që nuk I hanë më këto gënjeshtra. Shqiptarët janë zgjuar nga gënjeshtrat.
Tre herë dera e Europës është mbyllur për këto arsye, ndaj kjo është një thirrje për realizëm, për përgjegjësi.
Besueshmëria e atyre që flasin në emër të Bashkimit Europian është shumë e rëndësishme për këtë proces pa kthim të mbrojtjes së demokracisë, shtetit ligjor, ndarjes dhe balancimit të pushteteve.
Nuk ka lëvizje më pro Europës dhe integrimit në Europë sesa kjo që ka vendosur Partia Demokratike dhe opozita.
Ky eshte i teri klluf
PërgjigjuPlehre keta duhet izoluar dhe arrestuar .keta qener bejne te fortin duke mos pyet as per ligjet e shtetit ndaj vetem Burg per ta
Përgjigju