Shijaku ‘pushtohet’ nga tymi, i vendoset zjarr vendgrumbullimit të mbetjeve (VIDEO)

Vendgrumbullimi i mbetjeve mes Pjezës dhe Romanantit, në Shijak është përfshirë sot nga zjarri.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se ndotja është masive në të gjithë zonën e Shijakut.

Sipas banorëve, mbetjet vijnë nga Durrësi dhe Sukthi dhe djegia e mbetjeve ka nisur prej orës 8 të mëngjesit.

Aroma e keqe dhe tymi ka përfshirë gjithë zonat si Hardhishte, Gjepalaj, Pjezë, Shetel dhe Eminas i Vogël.

Ky vendgrumbullim i mbeturinave është i përkohshëm dhe shërben për të menaxhuar situatën e mbetjeve urbane përkohësisht deri në vendosjen e një marrëveshje tjetër për eleminimin e tyre, ndërsa është i miratuar dhe me dokumentacionet përkatëse.

Djegia nuk bëhet nga institucionet sipas Bashkisë së Shijakut, por nga vetë qytetarët.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Dosja/ Skandali te Onkologjiku, si ruheshin mjekët nga gazetarët: Kini mendjen se po xhirojnë, mos maskohen si pacientë

Dosja/ Skandali te Onkologjiku, si ruheshin mjekët nga gazetarët: Kini mendjen se po xhirojnë, mos maskohen si pacientë