'Shikojeni karantinën si një mësim ndaj shkatërrimit të natyrës', artistët sjellin copëza jete nga shtëpitë e tyre

 'Shikojeni karantinën si një mësim ndaj shkatërrimit të natyrës', artistët sjellin copëza jete nga shtëpitë e tyre

Karantina duhet të shihet si një mësim për mënyrën sesi jemi sjellë me natyrën. Të paktën ky është mesazhi që përcjellin nëpërmjet videove të publikuara në rrjetet sociale artistët që vijojnë të dhurojnë momente të bukura nga shtëpitë e tyre. E ndërsa për ditët e izolimit numri rendor tashmë është harruar, na mbetet në shijojmë art nga divani, kolltuku, krevati apo brenda mureve të shtëpisë, me shpresën se shpejt situata e krijuar nga koronavirus do të përfundojë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:17
"Kafe Flora" bashkon në këngë fëmijët dhe gjyshërit e tyre

Ide mjaft interesante kanë ardhur të realizuara gjatë ditëve të karantinës nga fëmijët, të cilët në bashkëpunimin e rradhës kanë përzgjedhur gjyshërit e tyre, e me një nga këngët më të dashura për ta "Kafe Flora". Ata kanë kënduar nga shtëpitë e tyre këngën, duke rizgjuar kujtimet e viteve kur Kafe Flora ishte vendi ku grumbulloheshin ndjenjat e bukura.

Ora 17:14
Këngëtarja shqiptare më pranë se kurrë me adhuruesit e saj, këndon nga karantina "I say a little prayer" të Diana King

Rita Ora na ka risjellë në memorie nga karantina një nga këngët më të dashura të viteve '97 të Diana King "I say a little Player". Këngëtarja me origjinë shqiptare vazhdimisht ka shoqëruar publikun në këto ditë të veshtira me këngë të cilat të zgjojnë shpresën për ditë më të bukura.

Ora 17:13
Kamela Islamaj sjell 'Sonetë për veten' nga karantina

Dedikuar vetes një sonetë nga karantina, është ajo që këngëtarja e njohur Kamela Islamaj ka sjellë së bashku me band-in e saj.
Me zërin e mrekullueshëm që është gati të depërtojë në çdo shtëpi, pavarësisht distancimit social, Islamaj sjell në seri atë që me shumë te drejtë e quan "cool", muzikë në karantinë.

Ora 17:12
Shtëpi e ëmbla shtëpi, balerina Lori Bala stërvitet me të voglën e saj

Ditët e karantinimit Lori Bala po i shijon në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar kohë me të voglën e saj, Eloisin.
Nga karantina e tyre ato kanë publikuar një video ku po ushtrohen së bashku.
"Stërvitje me Elois, qëndro në shtëpi, i sigurt dhe i shëndetshëm" shkruan krah videos balerina e TOB.

 

Ora 17:10
Olta Boka bëhet nostalgjike: Ne s'jemi pronarët e Tokës, veç të ftuarit në shtëpinë e saj

Në kohën kur koronavirus ka izoluar njerëzit në të gjithë botën në shtëpitë e tyre, duket se natyra po merr frymë lirisht.
E ndërsa shumë persona e shohin izolimin si një 'ndëshkim për njeriun', këngëtarja Olta Boka e sheh si një kohë që i jepet Tokës, për të marrë frymë lirisht.
Ajo ka postuar një video të verës së kaluar kur shijonte e lirë bukurinë e natyrës, duke thënë se në fakt karantinën e ka marrë lehtë, pasi e sheh si një moment kur natyra po buzëqesh.
"Ne s'jemi pronarë të Tokës. Jemi veçse të ftuarit në shtëpinë e saj. Si një natyrë dashëse që jam, kisha menduar që do ta kisha më të vështirë qëndrimin në shtëpi, por kur kujtoj se toka po merr frymë lirisht, ashtu sic kemi bërë ne gjithë këto vite nga ajo (më mjafton të dal në ballkon e të frymoj ajër shumë herë më të pastër) më rikthehet buzëqeshja fiks si në këtë video të bërë verën e kaluar. Tokë është koha jote. Ti e meriton kohën pa ne." shkruan krahas videos këngëtarja.

Ora 17:08
Erik Lloshi sjell nga karantina "Miqtë e mi" të Teuta Selimit

Zëri i jashtëzakonshëm i Erik Lloshit na ka shoqëruar vazhdimisht gjatë karantinës. Baladat, por edhe këngë ritmike, të huaja e këngë të suksesshme shqiptare janë përzgjedhur nga ai për të sjellë drejt publikut virtual muzikë për të thyer monotoninë e ditëve të izolimit.
Këtë herë këngëtari ka vendosur të vijë me "Miqtë e mi" të Teuta Selimit.

Ora 17:06
Vajza e Florian Agalliut mesazh të vlefshëm: Tokën e shkatërruam, e tradhëtuam ne...

Këtë vit, Dita e Tokës (22 Prilli) e gjeti planetin ndryshe. Natyra po merr frymë lirisht, kurse njerëzit po përballen me armiqtë që i rrezikojnë ekzistencën.
Ishte ky viti që kuptuam se çfarë i kemi bere natyrës, asaj që na ka bërë të frymojmë, e ishte viti që u ndërgjegjësuam të paktën përkohesisht se mirëqenia jonë varet nga mirëqenia e saj.
Të shumta kanë qenë krijimet që situatën e krijuar e kanë lidhur me lirinë e natyrës, duke sjellë mesazhe sensibilizuese. Edhe vajza e moderatorit Florian Agalliu ka sjellë një mesazh shumë interesant, që të kumbon në vesh edhe pasi ke kohë që e ke dëgjuar...Tokën e shkatërruam ne, dhe ne e tradhëtuam atë...

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit