TIRANË- Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi tregtonin produkte të kontrabanduara në vendin tonë me përbërje kanabisi.
Në kuadër të operacionit ‘Mix’, u arrestua Ardit Bala, 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. T., 26 vjeç.
Gjatë kontrollit në dyqanin e shtetasit T. T., me punonjës Ardit Balën, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan, produkte të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, të cilat sipas mbishkrimit në paketim, kishin në përbërje lëndë narkotike cannabis sativa.
Policia ka sekuestruar duhan kontrabandë si dhe biskota, karamele e çokollata me kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.