BRITANI- Një nga pikturat më të famshme në botë nga Monet është “Nympheas”, pjesë e një seri pikturash të quajtur “zambakët e ujit”, është shitur këtë javë në ankandin e Sotheby në Londër për një çmim prej gati 32 milion paundësh.

Piktura në vaj e realizuar nga një prej artistëve më të rëndësishëm të lëvizjes Impresioniste dhe Artit Modern që prej vitit 1906 vlerësohej në shifra mbi 20 milionë paund dhe thyerja e pritshëmrive të çmimit ishte një arritje e madhe.

Koleksionuesit e veprave më të rëndësishmë të kësaj periudhe ishin nga gjithë bota dhe drejtuesi e këtij ankandi tregon se në vitet e fundit ka patur një rritje të interesit të tyre për vepra të çmuara nga artistë si Monet, Picasso dhe Mondrian. Koleksionuesit më insistues në këtë ankand sipas tij ishin ata rusë dhe aziatikë, të cilët ajnë vlerësues të veprave më të mira të shekullit të 19-të dhe 20-të.

Megjithatë veprat e Monet nuk është hera e parë që arrijnë një shifër të tillë, pasi vetëm pak muaj më parë në ankandin e Christie’s në Neë York një pikturë nga i njëjti koleksion i zambakëve të ujit u shit për 27 milionë dollarë.

Drejtuesje dhe kuratorja e ankandit tregon se në këtë ankand u shitën dhe piktura të tjera të rëndësishme si vepra e piktorit hollandez Piet Mondrain, me një çmim si më të lartin e arritur për veprat e tij apo dhe piktura e Picassos “Portret Femre” i cili mendohej se do të arrinte një çmim prej 6 milion paundësh por nuk arriti dot në këto shifra.
Impresionistët si Monet përdorin subjekte, portrete dhe objekte të jetës së përditshme në pikturat e tyre dhe veprat e tij janë ndër ikonat e kësaj lëvizje në botë. 

Redaksia online
(Suada/B/Shqiptarja.com)