Kushëriri biznesmen i Ylli Pangos i pandehur për mashtrim, shiti 2 herë apartamentin dhe i bëri oxhak pa leje,

Kushëriri biznesmen i Ylli Pangos i pandehur për mashtrim, shiti 2 herë apartamentin dhe i bëri oxhak pa leje,

Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur biznesmenin Andon Pango që administron kompaninë e ndërtimit “FLEG”, pasi ka mashtruar Alush Allën, duke i marrë këtij të fundit një shumë prej 465 mijë euro. Andon Pango rezulton të jetë djali i xhaxhait të ish-ministrit të Kulturës Ylli Pango. Nga dosja hetimore rezulton se Pango dhe Alush Alla kanë pasur një marrëdhënie kontraktuale mes tyre, ku më pas ka rezultuar se Andon Pango ka mashtruar Allën me një vlerë prej 465 mijë euro. Për këtë mashtrim Alush Alla ka bërë kallëzim penal në  Prokurorinë Tiranë në ngarkim të Andon Pango me detyrë administrator i personit juridik shoqëria "Fleg” Sh.p.k.

Nga ana e prokurorisë gjatë hetimeve paraprake të  këtij procedimi  janë kryer veprimet hetimore  si dhe është  thirrur dhe i janë marrë deklarime në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit Alush Alla, Ka rezultuar se në datën 29 janar 2007, sipas Alla ka blerë një apartament ne katin e pestë të këtij pallati nga kjo firmë me siperfaqe 255m2 dhe me çmim 135.000 euro. Ky pallat ndodhet në Tiranë pranë kopshtit zoologjik.

Në momentin që ka blerë këtë apartament pallati ishte ndërtuar nga kjo firmë vetëm në karabina. Alush Alla deklaron se pas kontratës dhe kalimit të shumës së lekëve nga ana e tij nëpërmjet bankës me marrëveshje me Andon Pango ka bërë vetë ndarjen e apartamentit. Gjithashtu sipas kontratës së datës 29 janar 2007 lidhur mes atij dhe sipërmarrësit shoqëria "Fleg" me administrator dhe ortak i vetëm Andon Pango deklaron se ka blerë dhe një njësi dyqan me sipërfaqe 223m2 tek kjo firmë në një pallat ngjitur me pallatin e parë në shumën prej 330.000 euro.

Andon Pango

Më pas ai ka parë se në ballkonin që kishte blerë nga firma ndërtuese "Fleg" kjo firmë kishte ndërtuar një oxhak për pallatin i cili nuk ishte në projektin e pallatit. Pas kësaj ai ishte interesuar për projektin e pallatit në Komunën “Farkë” dhe kishte mësuar se nuk kishte oxhak në lejen e ndërtimit të pallatit. I ndodhur në këto rrethana ai kishte shkuar për të prishur oxhakun i cili ishte në ballkonin e apartamentit të tij. Por gjatë verifikimeve ka rezultuar se Andon Pango i ka shitur apartamentin e Alush Alla një personi tjetër të quajtur Naim Çupi me një vlerë prej 120 mijë eurove

Liçensa e Andon Pango

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Filipi-Ta-Rrasi: 08/10/2019 09:57

    Ylli Pango funderrine morale skizofren qe rrihte prinderit dhe mbeti si qen pa familje pasi i nxiu jeten ish gruas dhe djalit qe nuk e deshi kurre. Ky psikopat jashteqitje e shoqerise pa gjak pa nder pa fytyre jeton me mantenutën e tij prostitute ruse dhe do pjellin femije ne moshen 70 vjecare!!! Ylli Pango i urryer e i neveritur prej treçerekut te njerezve dhe i perqeshur e poshteruar per gallate nga pjesa tjeter. Nje plehre e ulët i marre fund qe e ka vendin veç ne ferr, qe as dheu nuk e pranon me gjithe felliqesine, pisllekun dhe ndyresine qe ka.

    Përgjigju
    • pylliP: 09/10/2019 20:55

      Andon Pango djali i xhaxhait te psikopatit Ylli Pango kane grabitur njerezit dhe i ka dhene falas edhe nje hyrje zyre ne katin e dyte te pallatit te liqeni kompania FLEG shpk. Ylli aty perdhunon dhe vjedh vazhdon pislliqet si legen me prostituten spiune ruse aty

  • Fazlliu: 02/10/2019 19:02

    Nje dite lahen te gjitha. Kte Andonin nuk e duan njerezit e tij per pislliqet qe ka bere. Te njohin mire njerezit o mashtrues po ska kush te mbron se zullumi sa me shume trashet aq me shpejt keputet...

    Përgjigju
  • Tiku: 02/10/2019 18:59

    Skandal. Yyyyyyt mashtrues ordiner. Turp per ke e mbron dhe e mbeshtet. Ne burg e ka vendin ky skandalozi Pango...

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 29/09/2019 11:42

    Nga viti 2007 e deri tani nuk eshte zgjidhur kjo ceshtje akoma ?

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 29/09/2019 11:30

    ky biznesmeni mund te jete sic thoni ju.nuk e ve ne dyshim.por,ylli pangon pse e permend.pangajt,nga topova e zagorise jane fis i madh.konkretisht,asnjeri nuk mban pergjegjesi per kete mikun.po te spjegoj skemen e afersise se yllit me andonin.andoni eshte djali i djalit te djalit te xhaxhait e gjyshit nga babai e ylli pangos.ju mund a permendni yllin vetem nese keni fakte qe ylli eshte ne aferat e andonit.ndryshe,yllit i jepet e drejtate kerkoje ne gjukate nje demshperblim sa shuma e perfolur ne afere,per dem moral.kush do i paguaje

    Përgjigju
    • Ceni: 29/09/2019 14:32

      Kasem nuk i intereson kujt se cfar eka ky Ylli Bango Manjaku,ky pler ordiner mashtrrus qe ne tilla raste nxjerr grun per avokat esht nje kancer i lagjes.te till njerez duet te jen te paret qe kodi penal duet ti denoj ne maksimun.Sa per demshperblimin e Yllit ka borxhet e veta ai manjaku per te shlyer ejo te kerkoj shperblim moral.Ne tilla raste e provovofshi...

  • Bledi: 29/09/2019 01:20

    Lajme qe perseriten cdo dite por ne perfundim Pango shpallet i pafajshem. Per shkak te mosfunksionimit shtetror ndodh vetegjyqesia. Uroj qe sic cdo kush te marre ate qe meriton. KLP, KLGJ, KPK dhe KPA te mos jene indiferente por ti skanojne mire keta gjyqtare e prokurore qe interesin me primar kane ate te mbushjes se xhepave...

    Përgjigju
  • Perlati: 28/09/2019 23:03

    Me Yllin jane kusherinj te larget, jo djem xhaxhallaresh.

    Përgjigju
  • Ilir: 28/09/2019 19:32

    Ky burgun e ka pak aq me gjithe cfare ka bere, po fusin brenda ata qe nuk kane buke te hane e nuk kane lidhjet e ketij

    Përgjigju
  • Jari: 28/09/2019 15:06

    E vertet eshte.. Andoni.. e ka bere.. dhe dyqanet.. sja ka dhene.. pallati pa hipoteke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat