Shkarkimi i ambasadores, Balla: Të vijohet edhe me selitë e tjera diplomatike! Pushohet hetimi për Hobdarin për skandalin e pasaportave

Shkarkimi i ambasadores, Balla: Të vijohet edhe me selitë e tjera diplomatike! Pushohet hetimi për Hobdarin për skandalin e pasaportave

TIRANE-Kryetari i grupit të PS-së Taulant Balla përshëndeti vendimin e ministrit të Jashtëm Gent Cakaj për të shkarkuar nga detyra ambasadoren shqiptare në Athinë Ardiana Hobdari  dhe stafin për nivel të ulët të performancës dhe kërkoi sot në Kuvend, që kjo qasje të vijojë edhe në seli të tjera diplomatike.

Përshëndes vendimin e ministrit të Jashtëm Gent Cakaj, një vendim i fortë por i domosdoshëm për të rivendosur gjërat në rregull. Kjo qasje e tij të vijojë dhe në konsullata dhe ambasada të tjera ku shërbimi nuk është ai që duhet” tha Balla.

Kujtojmë që vitin e kaluar Hobdari mori masë disiplinore për skandalin e zhdukjes së 100 pasaportave, teksa konsulli në Janinë Pervin Gjikuria u shkarkua. Ndërkohë që gjykata e Tiranës në datë 3 qershor të këtij viti pushoi çështjen e vjedhjes së pasaportave në Greqi, ku nën akuzë ishte dhe ambasadorja shqiptare Ardiana Hobdari.

Vendimi  i gjykatës

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • VISI: 09/07/2020 19:14

    KJO BURGUN E KA PAK KETO JAN LUKUNIE HAJDUTEVE QE XHVASIN SHQIPTARET NE ATHINE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare