Pas Tiranës, edhe në Elbasan ka filluar mbledhja e firmave qytetarë në peticionin që kërkon shkarkimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani pas mega-skandalit të vjedhjes së mbi 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit në institucionin më të lartë financiar në vend. rreth 300 firma jane mbledhur ne qytetin e Elbasanit, ndersa peticioni i cili vijoi me diten e dyte ne Tirane, mbloddhi rreth 1 mije firma. 
 
Qytetarët e Elbasanit, shprehen të irrituar nga fakti që Fullani ende nuk është dorëhequr dhe kërkojnë goditjen e të gjithë personave përgjegjës për vjedhjen e thesarit të shtetit.
 
peticion elbasan
Edhe Shkodra ka reaguar përmes një proteste, vjedhjen e Bankës së Shqipërisë. Forumi Shkodra bëri thirrje për reagim të fortë qytetar ndaj kësaj ngjarjeje.  Ata kërkojnë shkarkimin e guvernatorit Fullani dhe sekuestrimin e pasurisë së tij, ndërsa hedhin akuza se politika vendos interesat e ngushta para atyre kombëtare. Në fund, forumi shpërndau broshurat me vlerën e 500 Eurove dhe foton e Fullanit, njëjtë me ato të hedhura në Instagram nga djali 20-vjecar i Guvernatorit që fshinte djersët me 500 euro.

Kjo nismë është organizuar nga aktivistë të shoqërisë civile, nisur fillimisht nga rrjetet sociale, e cila u konkretizua më tej me daljen në protestë para zyrave të Bankës së Shqipërisë në Tiranë.
 
Kur dorëheqja e Fullanit nuk erdhi gjatë tre ditëve protesta, atëherë qytetarët iu drejtuan një peticioni, i cili vetëm gjatë ditës së Premte mblodhi rreth 500 firma në Tiranë,  në tryezën e peticionit të pozicionuar para Parlamentit.

Vetë protestuesit, theksuan se peticioni shpreh vullnetin e sovranit dhe për t’i kërkuar kështu Kuvendit mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme për shkarkimin e Fullanit.

peticion elbasan

Firmosja e peticionit do të vijojë përgjatë gjithë javës dhe në fund do t’i dërgohet Presidentit, Kryeministrit, Kuvendit dhe Opozitës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)