Shkarkimi i Hajdarmatajt, Kryemadhi: Po mbyllet dosja Tahiri, paralajmërojmë Arta Markun

Shkarkimi i Hajdarmatajt, Kryemadhi: Po mbyllet dosja Tahiri, paralajmërojmë Arta Markun

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas shkarkimit të Besim Hajdarmatajt nga posti i drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Për Monika Kryemadhin, shkarkimi i Hajdarmatajt është qartas përpjekje për të mbyllur përfundimisht çështjen Tahiri, ndërsa shton se lëvizja është bërë në kundërshtim me ligjin, pasi sipas saj, emërimi dhe shkarkimi i drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk është kompetencë e Arta Markut.

LSI është mjaft e ashpër me Kryeprokuroren duke e paralajmëruar  që të mos guxojnë të hedhë hapa për të fshehur gjurmët e krimit. "Çdo akt i tillë i paligjshëm, që nga ekstradimi i Naser Seitajt dhe deri te ky i sotmi është përgjegjësi e pastër penale e atyre që kanë firmosur urdhrat e kryeministrit".

Pas dy vitesh në detyrë, Besim Hajdarmataj u shkarkua sot nga Arta Marku, ndërsa në vendin e tij u emërua Donika Prela, e cila prej janarit 2018 ishte komanduar në krye të Prokurorisë së Durrësit. Hajdarmataj eshte një prej prokurorëve të dosjes “Tahiri”, në grup së bashku me prokurorët Genti Osmani, Elisabeta Imeraj, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Shkarkimi i paligjshëm i Kryeprokurorit të Krimeve të Rënda është rasti me flagrant i Edi Ramës dhe veglës së tij në Prokurorinë e Përgjithshme!

Besim Hajdarmataj ishte prokurori që nisi të hetojë për çështjen Tahiri, kërkoi dhe argumentoi ndalimin e tij me akuza të qarta dhe të bazuara, por që u hodhën poshtë nga deputetët e PS.

Largimi i tij nga detyra është qartas përpjekje për të mbyllur përfundimisht çështjen Tahiri që mban peng jo vetëm Edi Ramën, por të gjithë qeverinë.

Emërimi dhe shkarkimi i drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk është kompetencë e Arta Markut!

Por kjo nuk e ka penguar atë dhe shefat e saj në qeveri të ndërmarrin këtë veprim të paligjshëm në kohën kur të gjithë prisnin që çështja Tahiri të shkonte deri në fund.

Edi Rama, i frikësuari i madh i drejtësisë bërtet lart e poshtë për Vettingun ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, por ndërkohë largon nga detyra Kryeprokurorin e Krimeve të Rënda pa pritur që ai të vetohet.

Ky akt i paprecedent rëndon mbi Prokuroren e Përgjithshme, e cila vetë nuk ka kaluar në procesin e Vettingut, rëndon mbi të gjithë ata që paturpësisht vijojnë të shkërmoqin dosjet e krimit dhe korrupsionit.

Edi Rama duhet ta ketë të qartë që asnjë presion apo largim i paligjshëm nuk e shpëton atë dhe bashkëpunëtorë e tij nga dosjet e krimit dhe korrupsionit. Për ato dosje ai dhe bashkëpunëtorët e tij do të përgjigjen para drejtësisë një më një.

LSI paralajmeron qartas prokuroren e përgjithshme dhe të gjithë strukturat përgjegjëse të mos guxojnë të hedhin hapa për të fshehur gjurmët e krimit.

Çdo akt i tille i paligishëm, që nga ekstradimi i Naser Seitajt dhe deri te ky i sotmi është përgjegjësi e pastër penale e atyre që kanë firmosur urdhrat e kryeministrit.

Monika Kryemadhi

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Heshtja: 09/05/2018 21:23

    Nese CESHTJA TAHIRI MBYLLET CELESIN E KA DONALD LU .NESE QEVERIA TAHIRAMRUCI FSHEH OSE DJEG FAKTET E KRIMEVE TAHIRIANE NJE KOPJE TE CELESIT E KA MINISTRI I SHITUR ITALIAN .RAMA E" BLEU" ATE .EUROPA PO MBRON DHE FSHEH KRIMINELET SHQIPETAR TE LIDHUR ME POLITIKEN .

    Përgjigju
  • Hahahahahaaaaaaaaaaaaaa: 09/05/2018 19:08

    Ju kane rene breket ne fund te kembeve. Levizjet e fundit dhe ngajrjet qe pasojne kane lene pa gjume Gjirin e Lalsit, ata qe mbajne bllok ne dore...nejse Stresi do jape koncert ne Gjiri Lalzit.. sa te thithe pak mjell..

    Përgjigju
  • Dibrani: 09/05/2018 18:20

    Nuk mbyllet dosja Tahiri po hapet dosja tende o cizme

    Përgjigju
  • Populli: 09/05/2018 17:47

    O Mona trimja o Mona kercenuesja o Mona k...a o Mona kokainsja qe e transportoshe jasht shtetit tek bandat kriminale me karrocen e Bores Ti kercenon Prokuroren e pergjithshme z Arta Marku A e di ti qe kjo qe bere sot eshte veper penale Ajo e hoqi se ai tropojani qe kishte vene llalla me Sahline nuk po punonte fare dhe po i mbyllte ceshjet Kjo zonja do punoj mire e shpejt keshtu qe Mona pregatitu me Liken se keni kerkese vizite ne prokurori Mona kam nje pyetje per ty Pse djali juaj po vazhdon shkollen ne Angli me cfare parash e ke cuar se ti ke thene dikur ne tv me ze dhe figuri ne sna del dy rroga kemi hame tre vakthe vetem me buke e djathe apo ne Angli keni cuar floririn e vjedhur te Shqipetareve me jep nje pergjigje Mone

    Përgjigju
    • ela: 09/05/2018 20:18

      kjo bashke eshte nje femer qe vjen nga nje familje e thejeshte dibrane dhe duke vjedhur dhe duke vrare dhe lepire bythen e sales kerkon te behet zonje,haron debilja se zonje lind nuk behjesh

  • Kafsha: 09/05/2018 17:32

    Kjo nuk është vetëm fshatare, por fshatare ordinere. Ishalla po të vjen dita moj bajgë që partinë e ke bërë pronë familjare. O POPULL, MOS VOTONI MË KËTË KLASË POLITIKE FUNDËRRINË, PJELLË E PPSH-së! KËRKO O POPULL ME KEMBENGULJE QË TË UDHËHIQESH NGA NJEREZ TË RINJ ME PROFIL DHE PREZENCË TË QYTETËRUAR DHE JO NGA BAJGA ORDINERE TË PPSH-së.

    Përgjigju
  • Sakrifi: 09/05/2018 17:10

    Art a MARKU kale karroce e Tahirames .!! Donald LU te mos HESHT .BE TE MOS SHITET .KORRUPSIONIN NA E MESOJNE POLITIKANET EUROPIANE TE CILET SHITEN ME CMIM TE LIRE NE SHQIPERI .BLERESIT TAHIRAMARUCI Jane shume te PASUR dhe dine TA BEJNE KETE BIZNES .Me TAHIRAMEN PA U NDESHKUAR NE NUK DUAM BE .PO QE BE -JA ky model , LARG nga BE -ja FALLCO E KRIMINUAR .BLERES VOTASH , ILEGALITETI ESHTE NE STRATOSFERE .

    Përgjigju
    • Tirona: 09/05/2018 20:32

      Mire e ke , ska cna duhet BE ,mire jemi ne Vicidoll

  • Erik: 09/05/2018 17:07

    Hoqi nje ushtar te Llalles qe s'ka levizur gishtin gjithe keto vjet per te hetuar dosje me te nxehta te korrupsionit dhe krimit ne rangje te larta, por u sul si hiene ndaj Saimir Tahirit dhe kerkoi arrestimin e tij vetem me artikuj gazetash. Uroj qe drejtuesja e re te pershpejtoje ceshtjet qe jane ne hetim, pse jo dhe ate te Tahirit. Nese gjendet fajtor, te shkoje ne burg, por bashke me te dhe keto kellirat me siper te politikes qe kerkojne koken e tij.

    Përgjigju
  • tir: 09/05/2018 17:03

    Cfare ka Mona qe turfullon keshtu per Besimin e prokutorise? Dosjen e Tahirit ai e ka? He buce buce, prit sepo te vijne sms-te cdo dite per te "vendi i perrallave".Nuk ke pare gje akoma!( shprehja jote Kryemadhe).

    Përgjigju
  • gjirokastriti: 09/05/2018 17:03

    Moj fytyre salduar kur je dhier per vete mos shiko te tjeret jep llogari vete per kryefamiljarin tuaj se sa e si i vjell ketij vendi ae justifikon pasurine e si e ke vene nuk po shkruaj si i ke punuar detyrimet ne shtet

    Përgjigju
  • Fadil plhe gjoleka: 09/05/2018 16:59

    Kjo fundërrina e kombig Shqiptar i ka ditët e numuruara prandaj bën si histerike fshatare ndyr.

    Përgjigju
  • Kryeleshi: 09/05/2018 16:56

    U ngrit kjo koklopa nga gjumi i drekës? Bashkë me Vokshin, po u shtruan të dyja këto për të ngrënë mund të hanë një dele të tërë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë