Shkarkimi i Metës/ Manja thërret mbledhjen e Komisionit hetimor për konkluzionet e hetimit

Shkarkimi i Metës/ Manja thërret mbledhjen e Komisionit hetimor për konkluzionet e hetimit

TIRANË- Mazhoranca ka hedhur një hap para sa i përket shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Ulsi Manja, në cilësinë e kryetarit të Komisionit ka thirrur mbledhje më 22 nëntor në orën 11:00. Referuar të njëjtave burime, mësohet se kjo mbledhje do të zhvillohet për të diskutuar mbi konkluzionet e hetimit si dhe për të shqyrtuar raportin që do i dërgohet Kuvendit. Në këtë në këtë mbledhje do të jetë në tryezë raporti final i Komisionit të Venecias si dhe njoftimi i informacionit të ardhur nga Presidenti i Republikës.

"1.    Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së komisionit datë 18.09.2019
2.    Administrimi i Opinionit Paraprak dhe Opinionit Final të ardhur nga Komisioni i Venecias dhe njoftimi i informacionit të ardhur nga Presidenti i Republikës, duke respektuar rregullat e përcaktuara në Ligjin nr. 8457, datë11.02.1999 “Për Informacionin e klasifikuar “Sekret Shtatëror”” (i përditësuar)",
thuhet në dokumentin e dërguar anëtarëve të këtij Komisioni. 

Kujtojmë, që në raportin final të Komisionit të Venecias thuhej që presidenti Ilir Meta tejkaloi kompetencat e tij duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, megjithatë theksohej se nuk është e mjaftueshme për shkarkimin e tij.

Në prononcimin që ka pasur më herët Ulsi Manja për Report Tv, ai tha se Komisioni i Posaçëm Hetimor është në hapat e fundit dhe se brenda nëntorit do të ketë përfunduar veprimtarinë e tij, teksa shtoi se ajo që është arritur deri më tani nga puna e këtij Komisioni, është dalë në përfundimi se Meta nuk ka një bazë të qartë kushtetuese për vendimin që mori për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Mbledhja e komisionit hetimor ndaj Metës

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel Breca: 20/11/2019 19:23

    O burra pa vones se deri sa ti vije ngordhja vemja po ben namin. Duhet te ishte shkarkuar nga dy vjet. Po tall menderen me shqipetaret debili.

    Përgjigju
  • REMARKU: 20/11/2019 19:20

    KJO PROCEDUR DUHET TE SHPEJTOHET .PO PENGOHET REFORMA NE DREJTESI DHE ARSYET PSE PENGOHET JAN TE QARTA ,PER TE SHPETUAR KOKEN E TYRE KETE E KUPTOJN TE GJITH.

    Përgjigju
  • Arbëri: 20/11/2019 16:33

    O sa më shpejt ta largoni këtë të psykopat nga presidenca ju lutem !

    Përgjigju
    • Diktat: 20/11/2019 18:06

      Do zoti dhe vē dorē amerika dhe na shpēton nga kuçedra, se po tē jetē për ps likja nuk ik nga kolltuku i presidentit as nē 2021! Misioni i tijë tashmē ēshtē i qartē : shkatērrim i reformēs amerikane nē drejtēsi, rikapja e gjykatave dhe prokurorive,rivēnia e tyre nē shērbim tē krimit e klaneve mafjoze, ruajtja me çdo çmim e psurisë sē vjedhur. Çdo opsion tjetër që minon këtē mision të like mafjozit do të përballet me "vijat e kuqe...flakë"!.

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena