Koronavirusi e taksa përçajnë koalicionin, Mustafa: Do të rrëzojmë qeverinë! Kurti: Dua bashkëpunimin, por ish ministri doli tradhtar

Koronavirusi e taksa përçajnë koalicionin, Mustafa: Do të rrëzojmë qeverinë! Kurti: Dua bashkëpunimin, por ish ministri doli tradhtar

Isa Mustafa dhe Albin Kurti

PRISHTINE-46 ditë pasi Albin Kurti u betua si kryeministër përçahet koalicioni qeverisës në Kosovë. Vendimi për shkarkimin e ministrit të Brendshëm nga radhët e LDK-së pas deklaratave për koronavirusin duket se do i kushtojë shtrenjtë Albin Kurtit, pasi Isa Mustafa deklaroi mbrëmjen e sotme se partia që drejton do të bëjë një mocion mosbesimi kundër qeverisë. Pra praktikisht rrpasi shkeli marrëveshjen.

"Patëm mbledhjen e kryesisë, ku trajtuam problemin që sot ka lind me shkarkimin në kundërshtim me marrëveshjen për bashkëqeverisje të ministrit Veliu. Sot në mbledhje e diskutuam dhe kemi vendosur që LDK’ja të iniciojë mocionin e mosbesimit për të rrëzuar Qeverinë Kurti” është shprehur Mustafa.

Por duket se pas këtij justifikimi ka një prapaskenë që lidhet me këmbënguljen e Albin Kurtit për të mos hequr taksën kundër Serbisë duke rrezikuar marrëdhëniet me SHBA-në. "Trajtuam edhe situatën aktuale në vendin tonë shkaktuar nga rrezikimi i prishjes së marrëdhënieve me SHBA-në, si rezultat i mos heqjes së tarifës edhe pse kërkuan pareshtur si aleati yni" shtoi Mustafa, teksa më herët në një postim në Facebook i vendosi ultimatum deri në fundjavë Kurtit për ta hequr. Sipas të gjitha gjasave qeveria në Kosovë është në prag të rrëzimit me zgjedhjet e reja të parakohshme në horizont.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:34
Koalicioni me LDK, Kurti: Dua të vijoj bashkëpunimi

Në lidhje me bashkëpunimin dhe vijimin e koalicionit, Kurti tha se dëshiron ta ketë LDK-në partner, por me respektimin e marrëveshjes për koalicion dhe se ajo nuk do të duhej të identifikohej me deklaratën e ish ministrit.

E kam thënë edhe sot e them që e kemi LDK-në partner, ne e kemi në koalicon dhe duam ta kemi LDK-në në koaliconin qeverisës por nuk besoj se LDK-ja do të duhej të identifikohej me deklaratën e mbrëmshme. Nuk mund të thuash po sigurisht. Nuk mundet ministri të shpall gjendje të jashtëzakonshme në mesnatë. Prandaj mendoj se LDK nuk do të duhej të identifikohej me deklaratën e mesnatës së njërit ministër i cili nuk mban atë qëndrim në mbledhjet e brendshme dhe pastaj del kundër kryeministrit. Kur kemi qenë në negociata për krijimin e koalicionit e kemi thënë qartë, duam bashkëpunim dhe duam respektim dhe për këtë e kemi marrëveshjen me tekst e po ashtu programin qeverisës tash”, tha Kurti.

 

Ora 22:16
Përçarja e koalicionit, Kurti: E lajmërova Mustafën 30 minuta para për shkarkimin, i kërkova emrin e ri

Kryeministri Kurti tha se ai e ka lajmëruar Isa Mustafën për shkarkimin e ministrit të Brendshëm 30 ,minuta para dhe I ka kërkuar emrin e ri për ta zëvendësuar.

‘E kam njohur me shumë se 30 minuta para dhe kam kërkuar emrin e ri. Në marrëveshje jemi zotuar se do të mbajmë qëndrime të  njëjta për çështjet që na shfaqen. Tash që kemi qeverinë e re nuk mund të kemi ministra që i sinkronizojnë dhe harmonizojnë qëndrimet jashtë qeverisë sot me dikë nga qëndrimi i vjetër. Ai kapitull ka marrë fund. Nuk mund ta mbështes shpalljen gjendjes së jashtëzakonshme apo as deklarata të tilla pa u konsultuar me parë me partnerin tënd apo dhe presidentin’, tha Kurti.

Ora 22:11
Heqja e tarifës, Kurti: E kam thënë, reciprociteti është alternativa më e mirë

Kurti ka folur dhe për kërkesën e SHBA dhe Isa Mustafës partnerit të tij në qeveri për heqjen e tarifës, duke thënë se kjo do të zëvendësohet gradualisht me masën e reciprocitetit, si opsioni më i mirë ndaj politikës  bllokues të Serbisë.

“Sa për tarifën e kam shprehur qëndrimin time se është më i mirë dhe më i dobishmi dhe kjo është zëvendësimi gradual i tarifës 100 % me reciprocitetin. Kjo do të na ndihmojë kundër politikës bllokuese të Serbisë’, tha Kurti.

Ora 22:04
Përçarja e koalicionit, Kurti: Ish ministri i Brendshëm u shkarkua për tradhti të dyfishtë!

Pas paralajmërimit të LDK se do të nis një mocion mosbesimi për rrëzimin e  qeverisë , kryeministri Albin Kurti ka sqaruar në një konferencë për shtyp shkarkimin e ministrit të Brendshëm, që vinte nga radhët e LDK-së, partnerit të saj në qeveri. Kurti tha se ai kreu një tradhti të dyfishtë, ndaj qeverisë dhe policisë, duke kërkuar gjendjen e jashtëzakonshme në një situatë ku çdo gjë po menaxhohet më së mirë nga policia deri tani.

“Nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme. Nëse lind nevoja do e bëjmë një gjë të tillë. Asnjë institucion nuk ka dështuar në punë e tyre për të marrë këtë masë ekstreme si gjendja e jashtëzakonshme. Një kërkesë e tillë është e palogjikshme dhe e pandërgjegjshme. Unë vazhdoje bashkëpunimin dhe komunikimin me të gjithë krerët e institucioneve. Deklaratat e bëra nga ministri i brendshëm i shkarkuar Veliu, e bëri të detyrueshëm ta liroja nga detyra. Ai shprehu një tradhti të dyfishtë, ndaj  qeverisë ku bën pjesë dhe ndaj policisë duke kërkuar  një gjendje të jashtëzakonshme me kokën e tij. Policia nuk është në gjendje të jashtëzakonshme, ajo po bën një punë të shkëlqyer dhe ende nuk po shfrytëzon të gjithë kapacitete e saj në këtë periudhë pasi ende nuk është e nevojshme, jo më të kalohet në gjendje të jashtëzakonshme” thotë Kurti

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Viki: 23/04/2020 13:16

    O isa mustafa turp per tyqa ke ba o zoti ty ka met denu vulnetin e popullit e keqperdorete gjitha partit treguan rezultat te flliwur me plot hajni.ja tani qe populli e don nji njeri te shkolluar te menqur ju e tradhtuat marri o plak tu shkurtofshin du kamt.

    Përgjigju
  • Mala: 21/03/2020 10:04

    KY ishte kualicion I "buarjeve",Ne fillime te buanin ty AAlbin,gjegjesisht LVV.Por tash me mejshtri ke filluar bluarjen e LDK.Ama per kete bluarje LDK paguan "ujem"te madh.

    Përgjigju
  • Bilbil: 19/03/2020 16:30

    z.Kurti ka shume te drejte. Z.Mustafa duhet ti therase tururit dhe mos beje gafa te tilla sepse e ka te humbur kete beteje ne kete kohe... dhe do te humbe me shume pike sesa do te fitoje.

    Përgjigju
  • Begu: 19/03/2020 09:11

    Mos e peshtjell Albin! Ti nuk je peshtellfeq,kesaj here qellimisht po e peshjell.E largove gjysme ore perpara Agimin,tani e lajmerove Isen, apo e njoftove Isen gjysme ore perpara, per largimin e Agimit dhe kerkove emer tjeter,qe dmth, eshte prap pune e kryer.Cila eshte e verteta?!Po e lem cila eshte e drejta!?

    Përgjigju
  • Bobi,: 19/03/2020 08:36

    Mustafa si Likja. Her majtas e dhjathtas.

    Përgjigju
    • Arbëri: 19/03/2020 11:15

      Isa është coronavirus i shqipëtarve, nuk mundeni ta imagjinoni q’ka ky isa na ka bër ne studentëve të vit 1981 Isa ka qen dor hekuri e serbis në at koh, e sot është po i njehti por me një ndryshim; është bër miliarder nga grabitjet e arkês shtetrore

  • Tosi: 19/03/2020 06:33

    O ketij Mustafes i paska rene Salivirusi ne tru me duket, po pse rrezohet qeveria ne kohe lufte kur gjithe bota eshte ne luften me te madhe ne historine e saj kunder nje armiku te padukshem.Vizitojeni Mustafen se ka pesuar si Habib Burgiba i Tunizise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë