Italia tronditet nga 44 arrestime në lidhje me levizjen e emigrantëve dhe kampet e pritjeve të tyre. Në qendër të hetimit është Masimo Karminati, një ish terrorist i një organizate militante neofashiste, i cili gjendet në burg qysh prej dhjetorit të kaluar. Hetimi i nisur nga prokuroria e Romës ka cuar në arrestime në Sicili, Lacio dhe Abruco, midis të cilëve gjendet dhe ish presidenti i keshillit komunal te Romes, Mirko Korati si dhe anëtare të tjerë të këshillit komunal të Romës.
Ish presidenti i këshillit komunal të Romës akuzohet se ka marrë shuma të mëdha parash për të favorizuar grupin mafioz të Karminatit. Të arrestuarit akuzohen për krijimin e një grupi mafioz që drejtonte biznesin e kampeve të pritjeve të emigrantëve.
Ajo që rezulton nga hetimet është një rrjet mafioz që përfshinte edhe zyrtare publike, të cilët nëpermjet aferave korruptive favorizonin një kartel te lidhur me kampet e pritjes seë emigranteve dhe financimet publike në lidhje me fluksin e emigrantëve. Sipas hetuesve, në kryeqytetin italin ekzistonte një strukturë mafioze mes elementeve kriminal dhe eksponentëve politike. Arrestimet kanë tronditur politikën romane, në të dyja kahet politike, po nuk janë të parat lidhur me këtë çështje. Në 2 dhjetor të vitit të kaluar 37 persona te tjere u arrestuan për të njëjtat akuza.
Redaksia online
(G.F/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
Arrestohen 44 persona në Itali">