Shkelje dhe abuzime te ALUIZNI dhe evazion te llixhat, në hetim 6 ish-drejtues në Dibër (Detajet)

Shkelje dhe abuzime te ALUIZNI dhe evazion te llixhat, në hetim 6 ish-drejtues në Dibër (Detajet)

DIBËR-Gjashtë ish-zyrtarë, drejtues të ALUIZNI-t, por edhe qendrës Balneare (llixhat) janë vendosur në hetim në kuadër të aksionit kundër informalitetit, pasi akuzohen për evazion në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, tregtimin e mallrave të akcizës dhe evazionin fiskal.  Ish drejtori dhe ish përgjegjësi i ALUIZNI-t, në drejtorinë Rajonale Dibër akuzohen për shpërdorim detyre.

Dy ish-drejtuesit e vendosur në hetim janë; Nexhat Kazia 56  vjeç, banues në Tiranë, ish drejtor i Agjencisë  së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave / Ndërtimeve Informale, në Drejtorinë Rajonale Dibër dhe E.M. 37 vjeç,  banues në  Dibër, ish Përgjegjësi i Sektorit ALUIZNI-t, në Drejtorinë Rajonale Dibër.

Ata dyshohet se me veprimet e tyre  në kundërshtim me ligjin kanë shpërdoruar detyrën  duke sjellë përfitime të padrejta personave të tjerë, si dhe kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit  në mbrojtjen dhe administrimin e territorit.

Po në kuadër të masave kundër informalitetit, u proceduan penalisht ish-zyrtarët e llixhave; 
I.Q, 54 vjeç, ish Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër.
I.V,  52 vjeç, ish Përgjegjës i Zyrës së Financës, Qendra Balneare Dibër.
S.K,  35 vjeç, ish Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër.
E.M,  27 vjeç, të gjithë banues në Dibër, ish Financier, Qendra Balneare Dibër.

Bazuar te raporti i KLSH-së në 2016 ata dyshohet se me veprimet  e tyre në kundërshtim me ligjin kanë sjellë si pasojë mos funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe administrativ të Qendrës Balneare Dibër, duke ju sjellë përfitime të padrejta personave të caktuar të administratës së ndërmarrjes,  në bonuse transporti  si dhe kanë shmangur nga taksimi  mbi të ardhurat nga shpërblimet punonjësit e kësaj qendre, veprime të cilat kanë cënuar interesat e ligjshme duke i shkaktuar  një dëm të konsiderueshëm ekonomik kësaj ndërmarrje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë