Shkelje në disa IEVP, Drejtoria e
Burgjeve merr masa për drejtuesit

Shkelje në disa IEVP, Drejtoria e<br />Burgjeve merr masa për drejtuesit
TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtuar kontrolle në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në disa rrethe të vendit. Pas kontrolleve të realizuara ka rezultuar se në disa prej tyre ka patur shkelje, e përkatësisht në IEVP Rrogozhinë, Durrës, Fushë-Krujë, Vaqarr janë konstatuar sende të paligjshme, si telefona celularë dhe pije alkoolike.

Pas këtyre konstatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë një sërë masash administrative në zbatim të përmirësimit dhe rritjes së standardeve të sigurisë në IEVP-të e vendit.

Kështu është marrë masa e largimit nga detyra për disa efektivë:
1.       Kryekomisar Arben Haxho, Shef i Ruajtjes së Sigurisë në IEVP Fushë- Krujë
2.       Kryekomisar Besim Rama, Shef i Ruajtjes së Sigurisë në IEVP Rrogozhinë
3.       Kryekomisar Albert Muça, Shef i Ruajtjes së Sigurisë në IEVP Durrës
4.       Kryekomisar Behar Bregu, Shef i Ruajtjes së Sigurisë në IEVP Vaqarr
5.       Drejtues Bardhyl Lloha, përgjegjës informacioni në DPB

Si dhe është marrë masa “paralajmërim për largim nga detyra”, për:
1.       Bardhyl Faskaj, Drejtor i IEVP Vaqarr
2.       Astrit Kotaj, IEVP Durrës
3.       Ramazan Hoxha, IEVP Fushë- Krujë
4.       Ferdinand Doksani, IEVP Rrogozhinë

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kontrollet do të jenë intensive edhe në vazhdim, duke theksuar se “do të jepen masat e duhura, për të synuar drejt një sistemi sa më afër standardeve të kërkuara”.

Ndërsa në njoftimin për shtyp të kësaj drejtorie sqarohet se “faktet e shkeljeve të konstatuara në IEVP-të e Durrësit, Vaqarrit, Fushë-Krujës dhe Durrësit, do të kalojnë edhe në Prokurori”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Nga Leverkuseni në Shkodër, trajneri i ri i Vllaznisë mbërrin në Shqipëri

FOTO/ Nga Leverkuseni në Shkodër, trajneri i ri i Vllaznisë mbërrin në Shqipëri