Shkeljet e bizneseve, 317 tatimpagues të penalizuar për mosinstalim të sistemit të fiskalizimit

Shkeljet e bizneseve, 317 tatimpagues të penalizuar për mosinstalim të sistemit të fiskalizimit

Foto ilustruese

Kontrollet në terren të njësive të Tatimeve kanë konstatuar gjatë vitit 2022 si shkelje kryesore mungesën e instalimit të sistemit të fiskalizimit. Bëhet fjalë për biznese të mëdha dhe të vogla ndërkohë që shkelja e dytë më e hasur është ajo e mosdeklarimit të punonjësve dhe pas saj bizneseve informale të cilat ushtronin aktivitet të paregjistruara. Statistikat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për janar-dhjetor 2022 lidhur me punën e Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren tregojnë se cilat janë shkeljet që janë hasur më shpesh.

Konkretisht janë 317 tatimpagues të penalizuar për mosinstalim të sistemit të fiskalizimit (130 TP Biznes i madh; 53 TP Biznes i vogël me Tvsh dhe 134 TP Biznes i vogël). Ndërkohë shkelja e dytë më e hasur është ajo e bizneseve me punonjës në të zezë. Janë 136 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 43 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh” dhe 93 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël”.

Raporti vlerëson se 92 tatimpagues janë penalizuar për moslëshim të faturës tatimore (54 TP biznes i vogël; 6 Biznes i vogël me TVSh dhe 32 TP Biznes i Madh). Një tjetër shkelje është ajo për mungesën e dokumenteve për mallin e disponuar. Sipas tatimeve janë 110 tatimpagues që dispononin mallra pa dokumentacion tatimor (55 TP Biznes i Madh; 10 Biznes i vogël me TVSh dhe 45 TP Biznes i Madh).

Të paktën 116 subjekte janë gjetur të paregjistruara në organin tatimor duke ushtruar aktivitetin e tyre totalisht në mënyrë informale teksa 29 tatimpagues janë penalizuar pas zhbllokimit si aktivitete të paregjistruar kurse pjesa tjetër rreth 122 shkelje janë të kategorizuara “të tjera” dhe që i përkasin mosrespektimit të legjislacionit tatimor. Raporti sqaron se Drejtoria e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren sipas manualit me Urdhër nr. 19/2 datë 28.4.2020 për çdo kontroll të kryer njofton çdo Drejtori Rajonale Tatimore përkatëse.

Drejtoria e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për çdo përgjigje të ardhur nga ana e DRT-ve, si në formë elektronike ashtu dhe shkresore mban evidencë mbi çdo rezultat të konstatuar nga ana e tyre, ku gjatë vitit 2022 është përfunduar vlerësimi tatimor për 84 Tatimpagues në vlerën totale prej 85.709.970 lekë./ Monitor

K.T./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sherr me sende të forta mes të rinjve në Tiranë, dhunohet djali i oficerit të Krimeve të Rënda

Sherr me sende të forta mes të rinjve në Tiranë, dhunohet djali i oficerit të Krimeve të Rënda