Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të së premtes, teksa e gjithë zona ishte përfshirë nga reshjet e dendura të shiut.
Shkëmbi ka goditur pjesën lindore të banesës, duke dëmtuar plotësisht kuzhinën e kësaj shtëpie.
Kryefamiljari Gjon Dida dhe bashkëshortja e tij tregojnë frikën e përjetuar në ato momente, teksa thonë se shkëmbi është goditur fillimisht nga rrufeja dhe pastaj është shkëputur dhe rënë mbi banesën e tyre.
‘U bë një shkreptimë e tmerrshme. Toka u bë ngjyrë jeshile. Me sekonda ka ardhur guri këtu në shtëpi dhe kemi dalë jashtë menjëherë. U frikësuam se ishte tërmet por pamë se shkëmbi kishte mbërritur në shtëpinë tonë” tha i zoti i shtëpisë.
Ende asnjë nga përfaqësuesit vendor nuk kanë shkuar për të parë dëmet e shkaktuara, ndërsa familja Dida apelon për ndihmë, pasi ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe nuk kanë mundësi financiare për të riparuar banesën e dëmtuar.
[gallery]18992[/gallery]
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)