Fushata elektorale në Kosovë po i shmanget debatit kryesor, i cili mban Kosovën në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe antarësim në OKB, e që ka të bëj me Marrveshjen me Serbinë.
E njëjta gjë ndodhi dhe në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019. Atëhere pretendentët për kryeministër, që ishin së paku tre kandidatë, refuzuan të flasin për marrveshjen me Serbinë, edhe pse kishin shkuar në zgjedhje, pikërisht pas një fushate patetike me “armiqë e tradhëtarë” lidhur me Marrveshjen me Serbinë.
Në atë kohë ishte në mode të akuzohej Hashim Thaçi se, së bashku me Vuçiqin, po shkëmbenin territore mes Kosovës dhe Serbisë, për të arritur marrveshjen dhe njohjen reciproke.
Shkëmbimit të territoreve I trembeshin shumë faktorë politik ndërkombëtarë, për shkak të efektit zinxhirë, dhe kisin plotësisht të drejt.
Por interesnate ishte se në të njëtën kohë Albin Kurti msyu në zyrë të Sali Berishës e Ilir Metës, kundër “shkëmbimit të territoreve”, kishte tezë bashkimin kombëtar me Shqipëirnë, pra ndryshimin e kufijve të Kosovës.
Nëse kërkon të ndryshosh kufijtë e Kosovës e të bashkohesh me Shqipërinë, duhet të pranosh ose me paqe, ose me gjak se do ndryshojnë kufijtë e Kosovës me Serbinë.Çdo gjë tjetër është hipokrizi, çka Kurti e ka profesion. Të njëjtën refren tanimë ka nisur ta cicëroj dhe Ramush Haradinaj.
Dakord, e kuptojmë që janë broçkulla fushatash elektorale, por duhet të jemi serioz në një pikë. Para se të flasim për bashkimin me Shqipërinë, duhet të flasim për Marrëveshjen për njohje reciproke me Serbinë, që po e këron gjithë bota. Për atë duhet të votohet më 14 Shkurt, nga shqiptarët dhe duhet të marrin mandat prej tyre. Pasi të zgjidhin çështjen me Serbinë dhe serbët, gjërat me Shqipërinë rregullohen leht nuk ka nevojë të fryjnë gjoksin.
Para se shqiptarët të votojnë më 14 SHkurt, duhet të dinë qartë se cfarë mendon Albin Kurti si favorit për kryeministër për marrveshjen me Serbinë, a mendon se thikat amerikane janë akoma të mprehura për t’iu ngulur Kosovës në shpinë?
Është e pamoralshme që në dy fushata elektorale, problem i vetëm që rrëzon e ngre qeveri në Kosovë, nuk përmendet vetëm në fushatë elektrale, dhe sapo fushata përfundon, fillon retorika e akuzave për tradhëtar e patriot.
Edhe kështu, shumica e gjërave që u premtojnë shqiptarëve gënjeshtra janë, kështu që mund ti gënjeni dhe për këtë punën e Marrveshjes me Serbinë. Por së paku merrni guximin ta thoni qartë se çfarë qëndirmi do mbroni, pastaj bjerini gjoksit se do bashkoheni me Shqipërinë. Se kjo e dyta e thënë si kërënim dhe rrahje gjoksi, ose akoma më keq, si kauzë politike e ndonjë poltikani të pashpresë, vetëm sa e bën Serbinë më të favorizuar në tryeza bisedimesh. Dhe akoma më keq, vetëm sa ngjall frikë se këtë rradhë “Miloshevici” I rajonit do jetë një shqiptar.
O mero mavria lexo betimin e uck te kuptosh ceshte bashkimi i kombit ndrrim kufijsh,shkembim, apo shitje Shume shpejt do dale ne pah sesa thelle kishte shkuar treshja e famshme Albini ka ne program bashkimin e kombit dhe e ka te shkruar te zezen ne te bardhe, te tjeret jane laro qe per pushtet bashkim jo e jo por po qe nevoja cmontojne e shesin edhe shqipnine e londres
Përgjigju