Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Një pikturë si mund të duket ekzoplaneti WASP-127b

Astronomët kanë gjetur erëra në një botë të largët që fryjnë me një shpejtësi fenomenale 33,000 km/h - erërat më të shpejta të matura ndonjëherë në një planet.

Gjiganti i gazit i quajtur WASP-127b i cili u zbulua në vitin 2016, rrotullohet rreth një ylli 520 vite dritë nga Toka.

Diametri i ekzoplanett (planet jashtë Sistemit Diellor) është gati një e treta më i madh se Jupiteri, planeti më i madh i sistemit tonë diellor, citon BBC.

Një ekip i udhëhequr nga Lisa Nortmann nga Universiteti gjerman i Gottingen-it përdori një spektrograf në teleskopin në Kili për të vëzhguar WASP-127b teksa kalonte përpara yllit të tij.

Duke analizuar dritën e filtruar, studiuesit identifikuan praninë e monoksidit të karbonit dhe avullit të ujit në atmosferën e sipërme të planetit.

“Ekziston një erë reaktive rrethplanetare jashtëzakonisht e shpejtë. Shpejtësia e erërave është çuditërisht e lartë”, tha Lisa Nortmann.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Aksident i dyfishtë në aksin Fushkrujë - Thumanë, makinat përplasen me njëra-tjetrën, 4 të plagosur! Dërgohen te Trauma

Aksident i dyfishtë në aksin Fushkrujë - Thumanë, makinat përplasen me njëra-tjetrën, 4 të plagosur! Dërgohen te Trauma