Shkodër, mbetjet spitalore
kthehen në kërcënim për banorët
Mbetjet spitalore pranë godinës së spitalit të Shkodrës po kërcënojnë jetën e pacientëve dhe banorëve që jetojnë aty pranë. “A1 Report” ka kryer një vëzhgim lidhur me këtë situatë.
SHKODER- Qytetit të Shkodrës vetëm pak muaj më parë iu shtuan godinat e rikonstruktuara të spitalit rajonal, por kjo ndërhyrje për përmirësimin e shërbimit spitalor nuk e ndryshoi situatën jashtë ambienteve spitalore. “A1 Report” zbulon se mbetjet spitalore vazhdojnë të hidhen pa asnjë lloj përgjegjësie pranë koshave të mbeturinave jashtë spitalit, ndërsa qëndrojnë aty për ditë me radhë.
Edhe pse ekziston një ligj i posacëm për trajtimin e mbetjeve spitalore, pamjet tregojnë se pranë këtyre koshave, ngjitur me godinën e spitalit mund të gjesh që nga shiringat, aget, garzat dhe çdo gjë të konsideruar "
mbetje spitalore" dhe si e tillë dhe e rrezikshme.
Megjithatë paradoksi ka të bëjë me faktin se kontenierët e mbetjeve ndodhen pak metra nga vendi ku depozitohen mbetjet spitalore, ndërsa ato hidhen në lulishte dhe jo në koshat e vendosur për këtë qëllim.
Këto mbetje qëndrojnë për ditë të tëra në këtë shesh në pritje të djegies së tyre në autoklava. Në të tilla kushte mbeturinat spitalore favorizojnë terrenin për përhapjen e sëmundjeve infektive.
Ekspertët e shëndetit publik vënë në dukje se hedhja e tyre pranë kontenierëve të plehrave është e rrezikshme, pasi mbartin në vetvete infeksionet e rënda të sëmundjes që kanë kuruar, ose të helmeve që mund të jenë larguar nga trupi i pacientit që është kuruar me to.
Për shkak të kësaj situate qytetarët që lëvizin pranë kësaj zone, por edhe pacientët, janë më të rrezikuarit për t’u prekur nga sëmundjet infektive.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.1%
-
I keq
21%
-
As i mirë as i keq
33.8%
Vota total: 875
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skandali me mbetjet spitalore/ Pronari i kompanisë mori 65 mln lekë tenderë për riciklim, por s’kishte pajisje
7 Qershor, 07:03
-
Hedhja e interteve dhe mbetjeve spitalore në brigjet e lumit Mat, përfaqësues të Bashkisë Lezhë dhe IKMT zbarkojnë në terren
28 Maj 2023, 15:28
-
Lezhë/ Katastrofë mjedisore në lumin Mat, plehra dhe mbetje spitalore hidhen në brigjet e lumit, 100 m larg burgut të Shënkollit
28 Maj 2023, 10:30
-
Gjirokastër/ Mbetje spitalore mbushin lumin Drinos pranë Lazaratit, banorët ngrenë alarmin! Pas publikimit të lajmit në Report Tv njoftohet policia
17 Qershor 2022, 09:58
-
Krim mjedisor në Memaliaj, mbetjet spitalore hidhen në përrua! Vatër infektive, në rrezik shëndeti i banorëve
1 Qershor 2022, 13:21
-
Krime në kohë pandemie, Shqipëria pjesë e megaoperacioneve të Europol kundër mbetjeve spitalore COVID dhe mashtrimeve online (FOTO)
30 Nëntor 2020, 12:42
-
Investigimi i KLSH/ Mbetjet spitalore jashtë kontrollit, ja si përfundojnë në lumenj nga indiferenca e institucioneve
11 Maj 2020, 14:19
-
Zbardhet raporti/ Krimet mjedisore nuk shqetësojnë prokurorët! Asnjë i hetuar në vitin 2019 për hedhjen e mbetjeve spitalore dhe inerteve në lumenj
11 Maj 2020, 09:25
-
Tjetër 'bombë' ekologjike, mbetje spitalore e inertet 'pushtojnë' Erzenin! Nga vijnë? Banorët e Ndroqit: Ujitja me ujë të ndotur rrezikon bimësinë (Vëzhgimi i Report Tv)
10 Maj 2020, 12:56
-
Misteri/ Ku përfundojnë mbetjet e rrezikshme që prodhon Shqipëria? Ekspertët: Vajrat industrialë derdhen në kanale
22 Shkurt 2020, 18:15