Shkodër, merr jetë Muzeu Virtual
“Marubi”, online për publikun
Sot në Shkodër, Muzeu Virtual Marubi mori jetë duke u publikuar online për publikun. Në prezantimin e këtij projekti nderonin me pjesmarrjen e tyre, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, Drejtoresha e UNDP Yesim.Oruc Yesim, Drejtori i Fototekës Kombëtare “Marubi”, Luçjan Bedeni dhe stafi i projektit MAVIMU.
Sot në Shkodër, Muzeu Virtual Marubi mori jetë duke u publikuar online për publikun. Në prezantimin e këtij projekti nderonin me pjesmarrjen e tyre, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës,
Voltana Ademi, Drejtoresha e UNDP Yesim.Oruc Yesim, Drejtori i Fototekës Kombëtare “Marubi”, Luçjan Bedeni dhe stafi i projektit MAVIMU.
Muzeu Virtual “Marubi” përfshin dhe prezanton publikisht rreth 100.000 fotografi të shkrepura gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX-të dhe fillimit të shekullit XX-të, fotografi të cilat janë regjistruar në Qendren e Invetarizimit të Pasuritve Kulturore.
Fototeka “Marubi”, njofton se ky projekt konsistoi në arkivimin, katalogimit dhe dixhitalizimin e arkivës fotografike të Fototekës Kombëtare Marubit, dhe krijimin e një faqe web për promovimin dhe prezantimin për vizitorët të cilët duan të zbulojne rreth identitetit kulturor dhe historisë së Shqipërisë, përmes përfshirjes në një udhëtim vizual të fotografive online.
Deri më tani, projekti ka arritur të dixhitalizojnë në rezolucion të lartë pjesën më të vjetër të arkivit, koleksionin e Dinastisë Marubi me rreth 100.000 fotografi, ndërkohë që procesi i arkivimit dhe katalogimi dixhital vazhdon.
UNDP Albania zbatoi projektin Virtual Museum Marubi – MaViMu – përmes programit të saj ART GOLD 2, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Fototekën Kombëtare “Marubi” dhe Rajonin Autonom të Friuli-Venezia Xhulias nga Italia, rajon ky i njohur edhe për traditën në katalogimin dhe digjitalizimin e imazheve.
Ky projekti është në përputhje me Planin Strategjik Rajonal të Shkodrës duke u fokusuar në turizmin e qëndrueshëm. Gjithashtu projekti pason kërkesën e qeverisë për të ruajtur dhe për të promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore dhe historike të Ballkanit që gjenden në arkivin e Fototekës Kombëtare “Marubi”./atsh
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
20%
-
As i mirë as i keq
35.5%
Vota total: 586
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vërtetim i vazhdimësisë cinike dhe politike në ditën e buxhetit të Bashkisë së Shkodrës
29 Dhjetor 2022, 11:40
-
Ikën Voltana Ademi, Bardh Spahia merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Shkodrës
31 Mars 2022, 18:08
-
600 gram eksploziv C4 tronditën qendrën e Shkodrës! Asnjë i ndaluar për dy shpërthimet! Voltana Ademi: Tronditëse, të kapen autorët
27 Mars 2022, 09:45
-
Skënder Minxhozi: Berisha mundi Lulin, por dështoi përballë Voltanës
10 Mars 2022, 14:29
-
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Berisha në Shkodër: Mos votoni në logon e PD se Rama ia ka dhënë Bashës! Beteja jonë kundër të dyve
15 Shkurt 2022, 12:04
-
Zgjedhjet në Shkodër, Berisha me sytë nga Voltana Ademi, por ajo tërhiqet nga gara
29 Janar 2022, 13:06
-
PS Shkodër sulmon Voltana Ademin: Ke shkelur afatin e publikimit të listave të zgjedhësve, bëje menjëherë publike
28 Janar 2022, 17:01
-
Zbardhen emrat e Grupit të Rithemelimit për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia dhe Voltana Ademi mes kandidatëve që do të votohen nga baza të dielën
26 Janar 2022, 09:42
-
Homazhe në 'Loro Boriçi' për Rragamin, Ademi: I dha Shqipërisë emocione të jashtëzakonshme! Meta: Legjenda e të gjithë legjendave
16 Janar 2022, 12:59
-
Këshilli Bashkiak Shkodër miraton buxhetin e vitit 2022! Shtohen investimet, fokus infrastruktura dhe shërbimet
6 Janar 2022, 10:10
-
Voltana Ademi në Kuvendin e Berishës: Historia po na thërret serish si 31 vite me parë, PD 8 vite vetëm rezultate negative
11 Dhjetor 2021, 14:27
-
Heshtja që flet dhe i bën njësoj përgjegjës
2 Dhjetor 2021, 19:08