Një operacion antidrogë i policisë së Shkodrës, i koduar "Muzgu", u finalizua me sekuestrimin e 50 kg lëndë narkotike dhe 385 bimë cannabis sattiva në proçes tharje.
Lënda narkotike është gjetur në fshatin Kir, njësia administrative Pult, Shkodër.
Policia ka njoftuar se në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e poseduesve të drogës B.M.21 vjeç, G.M.43 vjeçe,
F.P.42 vjeç, Gj.P.31 vjeç dhe K.Gj. ( të gjithë banues në fshatin Kir).
Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, një ditë më parë, janë gjetur dhe sekuestruar në total 50 kg lëndë e dyshuar narkotike e paketuar nëpër thasë gati për shitje si dhe 385 bimë të dyshuara narkotike cannabis sattiva të cilat ishin në proçes tharje dhe u asgjesuan me anë të djegies.
Vazhdojnë hetimet për kapjen e autorëve të implikuar në veprimtarinë kriminale të fushës së prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com