Shkodër/ Voltana Ademi kërkon
shpalljen e emergjencave 

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Zj.Voltana Ademi ka monitoruar nga afër situatën në zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës.
Kryetarja Ademi në një deklaratë për median u shpreh se:

Sapo jam kthyer nga një inspektim në Njësinë Administrative të Dajçit dhe fatkeqësisht, situata e përmbytjeve edhe këtu është në përkeqësim.
Deri në këto momente, janë 430 ha tokë e përmbytur: Fshati Mushan 35 ha, fshati Shirq 110 ha, fshati Darragjat 10 ha, Këneta e Dajçit 275 ha.
Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe dhe bimë dekorative.

Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të precipitojë negativisht.
1000 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 400 ha, fshati Oblikë 290 ha, fshati Obot 310 ha.
Specialistët tanë në terren, kanë bërë një vlerësim paraprak i demëve të shkaktuara nga përmbytjet në këto njësi administrative.
Vlera e demit arrin në rreth 56.980.000 leke te reja, vlerë e cila mund te rritet me vazhdimin e metejshem te gjendjes se permbytjes.

Specialistët tanë kanë bërë një detajim të vlerës së dëmeve, të cilën do ta keni edhe ju si media si informacion.
Siç jeni në dijeni ju por përmes jush edhe qytetarët, gjatë ditës së sotme, si kryetare e Bashkisë së Shkodrës dhe antare e Komisionit të Emergjencave Civile të Qarkut Shkodër, i kam kërkuar sërish prefektit të qarkut z. Çesk Millja, të kërkojë shpalljen e emergjencës civile.


Shkresa është bërë tanimë publike dhe ju mediat e keni, por përfitoj nga rasti që t'ia nënvizoj edhe njëherë kërkesën prefektit Millja:
Kërko shpalljen e gjendjes së emergjencës civile sepse jemi në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç ku rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.
Situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë, keqmenaxhim i kaskadës së lumit Drin.

Dështon takimi i deputetëve dhe përfaqësuesve vendorë ne zyrën e prefektit të Shkodres për të shpallur gjendjen e emergjences.
Deputetët i kanë kërkuar publikisht Prefektit që të shpallë emergjencën. Fillimisht Prefeki nuk ka dashur që ti presë drejtuesit vendor, por pas insistimit të deputetëeve ato janë  takuar. Deputeti Spahia tha se: Në institucionin e Prefektit gjetëm një mur, zero mundësi bashkëpunimi për të shpallur emergjencën dhe për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet.

 

a.m/Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!