Një apartament është përfshirë nga flakët në lagjen Xhabije të Shkodrës mesditen e sotme, ndërsa mësohet se brënda ka mbetur e bllokuar një grua

Në vendngjarje janë nisur forcat zjarrëfikse, ndërsa mësohet se është e nevojshme përdorimi i një makine zjarrefeksie me kosh për nxjerrjen e të moshuarës. 

Ende nuk dihen rrethanat e rënies së zjarrit në në banesë, ndërsa mësohet se gruaja ndodhej vetëm në shtëpi.

Disa orë pas zjarrit punonjësit e zjarrëfikses kanë mundur të nxjerrin gruan nga banesa, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje