Shkodër,Ademi e Bazhdari me
 rininë, prezantojnë programet

Shkodër,Ademi e Bazhdari me<br /> rininë, prezantojnë programet
SHKODER - Gara për bashkinë e Shkodrës po u jep të gjithëve një shembull të mirë se si gratë kandidate po punojnë së bashku në fushatë duke shpalosur programet e tyre.

Dy kandidatet për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari dhe Voltana Ademi, pas shtrëngimit të duarve, kanë vendosur të përballen bashkë me rininë shkodrane.

Në një takim me të rinjtë e qytetit ato kanë shpalosur programin e tyre elektoral për rininë.

Dy kandidatet e mazhorancës dhe opozitës në fund të takimit do të firmosin një kontratë me rininë lidhur me premtimet për ta dhe mbajtjen e tyre.

Voltana Ademi kandidatja e djathtë për Shkodrën tha se bashkia deri më tani nuk ka bërë asgjë për të rinjtë e Shkodrës teksa ka shtuar se qeveria ka rritur taksat e ka vështirësuar jetesën.

Ndërkohë kandidatja e majtë Keti Bazhdari tha se bashkia s’ka bërë asgjë por ajo ka një program konkret për ta çuar para rininë shkodrane.

Ne fund dy kandidatet firmosën kontratën me rininë lidhur me premtimet.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë