Një varg qepësh me gjatësi 110 metra, sa vetë gjatësia e Urës së Mesit, është vendosur këtë të mërkurë mbi monumentin historik, në një iniciativë të fermerit nga Postriba, Kujtim Plangaj.
Nisma realizon një premtim të dhënë tre vite më parë dhe synon të promovojë një nga traditat më të vjetra të zonës - kultivimin e qepës, një kulturë bujqësore që daton prej rreth 300 vitesh në Postribë.
Vendosja e vargut u bë e mundur falë angazhimit vullnetar të banorëve të zonës, si edhe të të rinjve të Act4Shkodra, të cilët kontribuuan në realizimin e kësaj nisme simbolike.
Vetë Kujtim Plangaj u shpreh i lumtur që arriti të konkretizojë këtë ide, ndërsa falënderoi të gjithë ata që u bënë pjesë e organizimit.
"Ndihem shumë i lumtur. Premtimin e dhënë para tre vite më parë e mbajta. E mora këtë iniciativë se kjo qepë është e jashtëzakonshme, e para në botë për shije, e mora edhe për banorët e kësaj zone që janë shumë punëtorë", tha ai.
Sipas tij, kjo iniciativë jo vetëm promovon traditën e kultivimit të qepës në Postribë, por pritet të zgjojë edhe më shumë interesin e turistëve që vizitojnë Urën e Mesit dhe zonën përreth.
Për realizimin e vargut gjigant, Plangajt iu deshën pesë ditë punë, ndërsa vargu ka një peshë prej rreth 1.2 tonësh, duke u kthyer në një simbol të punës, traditës dhe identitetit bujqësor të Postribës.
Komente








Urime!!! Dicitura e pamjes: " Lost in translation", eshte titulli por jo tematika! Qepet ne imagjinaten time jane si ato goglat e gjuheve te huaja qe perdoren per subjektidene e fiction. Por perkthimi, mbase edhe vete Genc Pollo, do ta kishte shume te veshtire perkthimin nga shqip ne gjermanisht! Post Scriptum: E kaloi uren, e kaloi lumin??! "Te dhjefasha kalin, apo te dhjere por krenare??!" Lost in translation..
Përgjigju