Në fshatin Zues në Shkodër është gjetur sot nga banorët e zonës trupi i pajetë u Nikë Strugaçit 62-vjeç dhe sipas policisë dyshohet se ai është vetëflijuar.

Siç raporton policia e qytetit verior, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45 minuta në breg të lumit Buna dhe kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar të parët uniformat blu.

Pas dërgimit të trupit në morgun e spitalit të Shkodrës, mjekët nuk kanë konstatuar shenja dhune në trupin e të ndjerit ndërkohë që dyshohet se ai është vetëmbytur.

Informacioni i policisë
Më datë 26.09.2016, rreth ores 08 :45 , është marrë njoftim se në fshatin Zues në Shkoder, në breg të lumit Buna, është gjetur i mbytur në ujë shtetasi Nikë Strugaçi, 62 vjeç. 
Nga ekspertiza paraprake rezulton se viktima nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet se është vetmbytur si pasojë e depresionit.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)