Këshilli Bashkiak i Shkodrës miratoi buxhetin prej 3.4 miliardë lekë për vitin e ardhshëm. Kryebashkiaku Benet Beci, detajoi vazhdimësinë e investimeve në Shkodër, projektet e reja duke u ndalur tek investimi 1.6 milion euro për banesat për të pastrehët.
Këshilltarët e djathtë kundërshtuan ndarjen buxhetore, që sipas tyre nuk reflekton problemet reale të qytetarëve shkodranë
Florjan Bianku anëtar i PD, Këshilli Bashkiak: Buxheti 2026 ka nevojë për më shumë lidhje me jetën reale të qytetarëve, më shumë fokus te rinia, sporti dhe studentët. Më shumë cilësi, mirëmbajtje dhe përfundim në kohë të investimeve.
Buxheti 2026, material me dobësi të qarta strategjike. Zëri kryesor shpenzim për paga e personelin. Buxheti kthehet në një instrument administrimi dhe jo zhvillimi. Jemi kundër
Është më tepër përrallë e ëndrra sesa realizim. Jeni bo bashkia e gjobave. Kullat i quani zhvillim, me shkatërru zonat historike. Me e kthy si Tiranën mos me mujt me marr frymë nëpër Shkodër. Në të gjithë botën e qytetëruar vihet bredh natyral, na keni venë bredh digjital, i bukur shumë, një mrekulli.
Benet Beci kryetari i Bashkisë Shkodër : Ne kemi nevojë të punojmë, ka shumë njerëz që nuk dinë me respektuar punën se nuk s’kanë ditë me bo punë. Disa prej këtyre këtu nuk e njohim punë, nuk i ka lodh ndonjëherë puna, por i ka lodh fjala. Të merremi më shumë me punën
Buxhet i hartuar nga bashkia u mbrojt nga këshilltarët socialistë dhe të PSD-së. Mos fol kur flas unë, të nxjerri prej dritares jo prej derës… me ty flas me ler të flas. Kush ka sy në ballë të shohë, ka arritje gjithandej.
Me 30 vota pro, 12 kundër dhe 1 abstenim, këshilli miratoi buxhetin 2026, i cili është 15% më i lartë se një vit më parë. Sipas dokumentit të miratuar tashmë, do të realizohen 80% më shumë investime se një vit më parë, ku foksi mbetet infrastruktura. Në vitin 2026 është parashikuar ndërhyrja në rikonstruksionin e plotë të pallatit të sportit "Qazim Dervishi’.
Debatet në mbledhje:
Florjan Bianku: Shkodra po humb statusin e qytetit universitar. Mbetet e paqartë zbatimi i kartës studentore e cila premtohet prej vitesh dhe kemi të njëjtën përgjigje, jemi afër po e bëjmë gati. Studentët janë pasuri dhe duhet të trajtohen si prioritet. p/buxheti 2026 ka nevojë për më shumë lidhje me jetën reale e qytetarëve, më shumë fokus te rinia, sporti dhe studentët. Më shumë cilësi, mirëmbajtje dhe përfundim në kohë të investimeve. Fondet publike janë mundi i përditshëm I qytetarëve të Shkodrës.
Eliona Shkreli: Është më tepër përrallë e ëndrra sesa realizim. Nuk do të ketë realizim as në 2026. Çfarë transparencë ka Bashkia Shkodër ku të gjitha kantierët që keni hapur nuk kanë një tabelë informuese kur fillojnë kur mbarojnë punimet. Janë rrethrrotullimet, s’punon kërkush.
Shkodra e pastër, premtimi kryesor i Beneti Beci e shefit të tij Rama, por nuk e di se ku e shihni Shkodrën e pastër. Qytetarët nuk shohin pastrim. Interesi i të rinjve, ku janë të rinjtë, kanë ikur. Universiteti i Shkodrës mezi mbahet në këmbë se s'ka studenta, në shkolla mezi formohen 10 nxënës në një klasë.
Se u fol për rritje ekonomike, ku është rritja ekonomike që nuk e shohim ne. Ka rritje ekonomike buxheti i bashkië se jeni bo bashkia e gjobave, e hajnive, se rritni taksa, tarifa, çmimin e ujit. Vendosni gjoba, e keni kthyer policinë bashkiake në institucion gjobash, keni rrit ekonominë tuaj dhe varfëruar qytetarët. Gjendje e mjerueshme që keni krijuar ju në Shkodër. Për cilin turizëm flisni ju, për Parkun Kombëtar të Thethit, se qytetarët i kanë parasysh pamjet me tritol dhe policinë e automatikë duke i terrorizuar. Për Thethin, të mbushur me mbeturina.
Velipojën që s'keni bo një investim. Katër pesë rrugë pse ky është investimi në Shkodër për të punësur njerëz që i'u rrinë nga mbrapa. Kullat i quani zhvillim, që do ndërtoni në Gjuhadol e te Kol Idromeno në zonat historike. Me shkatërrue zonat historike që janë ruajtur dhe janë simbol i Shkodrës
Doni me ngrit kulla, me e kthy si Tiranën mos me mujt me marr fyrmë nëpër Shkodër. Shkodra nuk ka nevojë për propagandë. Strategjia juaj është të prisni shiritat në fund se ça jemi tu bo ne për Shkodrën. Keni pushtet qendror dhe lokal duhe të kishit bë më shumë për Shkodrën.
Në të gjithë botën e qytetuar vihet bredh natyral, na keni vënë bredh digjital, u bukur shumë, një mrekulli. Shkon në mes të Piacad Duomo, vehet bredhi origjinal, ne vëmë grafika që s'merr vesh ca është. Zeni komplet pedonalen me birra e qofte. Jo vetëm para bashkisë, e keni bo sheshin para bsshkisë si speca të mbushur s'mundesh me lëviz.
Anëtari PSD: Mos fol kur flas unë, të nxjerri prej dritares jo prej derës… me ty flas me ler të flas. Kush ka sy në ballë të shohë, ka arritje gjithandje…
Beci: Ne kemi nevojë të punojmë, ka shumë njerëz që nuk dinë me respektu punën se nuk skanë ditë me boo punë. Disa prej këtyre këtu nuk e njohim punë, nuk I ka lodh ndonjëherë puna, por I ka lodh fjala. Të merrimi më shumë me punën
Komente










