SHKODER-Shtatë azilkërkues arabë janë larguar nga qendra duke tentuar që të kalojnë në Mal të Zi, por janë ndaluar.
 
Azilkërkuesit pas ndalimit kanë deklaruar në Drejtorinë e Policisë së qytetit verior se kanë lëvizur me autobus dhe i kanë kërkuar shtetasit me inicialet R.B. për ti dërguar në Malin e Zi.
 
Pas deklarimeve, policia ka ndaluar shtetasin në fjalë që do t'i kalonte ilegalisht në Mal të Zi, ndërsa azilkërkuesit u akomoduan në pritje për ti kthyer në qendrën e azilit.
 
Azilkërkuesit kanë ardhur nga vendet e lindjes pas konfliktit që shpërtheu në Siri, por edhe në vendet e tjera, ndërsa destinacion janë Gjermania dhe vendet e tjera të Perëndimit.



dy.b/shqiptarja.com