Shkodër, “Mbretëresha Geraldinë”
rikonstrukton shtëpinë e fëmijës

Shkodër, “Mbretëresha Geraldinë”<br />rikonstrukton shtëpinë e fëmijës
Qendra e zhvillimit ditor në Shkodër ka marrë një pamje të re në mjediset e saj të brendshme, falë një rikonstruksioni të pjesshëm.

Ka qenë ndihma e fondacionit “Mbretëresha Geraldinë” që solli këtë ndryshim për qendrën e cila u vjen në ndihmë 100 fëmijëve me probleme të theksuara shëndetësore.

Duke ju referuar situatës aktuale ku stafi i qendrës është shkurtuar me thuajse 50%, Zahari drejtoi edhe një lutje ndaj pushtetit vendor dhe atij qendror.

Përballë kësaj kërkese, kryebashkiakja Voltana Ademi premtoi zgjidhje dhe madje futjen e një modeli të ri për këto qendra.

Projekti ka përfshirë restaurimin e plote te sistemit hidrosanitare të qendrës, mensën dhe disa ambiente të tjera. Në këtë qendër janë rezidente të përhershëm 50 fëmijë dhe rreth 50 fëmije të tjerë janë ditore.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive