SHKODËR - 17 gushti në të gjitha kishat e vendit ka qenë një ditë lutje për paqe në Irak dhe vendet e tjera ku ka luftë.
Mesha kryesore është zhvilluar në katedralen e “Shen Shtjefnit” në qytetin e Shkodrës ndërsa u kremtua nga kryetari i konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, njëherësh arqipeshkëvi i Shkodres imzot Angelo Massafra.
Kreu i Konferencës Ipeshkvnore i ka dërguar dhe një letër solidarizimi kardinalit të Mosulit.
Pasi ka kërkuar impenjim më konstant e serioz të komunitetit ndërkombëtar, gjatë meshës imzot Massafra iu referua drejtpërdrejt kalifatit islamik, të krijuar në veri të Irakut dhe pjesërisht në Sirinë veri-perëndimore, si një rrezik për të gjithë njerëzimin.
Ndërkohë disa ditë më parë “Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë dhe anëtarët e tij përmes një deklarate për shtyp dënuan me forcë aktet dhunës që po ndodhin ndaj të krishterëve në Irak nga “ISIS”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO